Lajme
Edhe Gjermania e Franca kundër idesë së Trumpit për Gazën

Dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca, kanë kundërshtuar idenë e presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë nën kontroll Gazën.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë të mërkurën se Rripi i Gazës i përket palestinezëve dhe se dëbimi i tyre do të ishte i papranueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Popullsia civile e Gazës nuk duhet të dëbohet dhe Gaza nuk duhet të pushtohet ose ripopullohet përgjithmonë. Është e qartë se Gaza, ashtu si Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor, i përket palestinezëve. Ato përbëjnë bazën për një shtet të ardhshëm palestinez”, ka deklaruar Baerbock.
“Kjo do të çonte gjithashtu në vuajtje të reja dhe urrejtje të re. Nuk duhet të ketë zgjidhje mbi kokat e palestinezëve”, ka shtuar ajo.
Edhe Franca ka hedhur poshtë të mërkurën komentet e presidentit Trump, duke thënë se kjo do të shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe do të destabilizonte rajonin.
“Franca përsërit kundërshtimin e saj ndaj çdo zhvendosjeje të detyruar të popullsisë palestineze të Gazës, e cila do të përbënte një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, një sulm ndaj aspiratave legjitime të palestinezëve, por gjithashtu një pengesë e madhe për zgjidhjen me dy shtete dhe një faktor i madh destabilizues për partnerët tanë të ngushtë Egjiptin dhe Jordaninë”, ka thënë në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Christophe Lemoine.
Kundërshtimin e tyre e kanë shprehur të mërkurën edhe Kina dhe Turqia.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën vonë në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, se palestinezët e Gazës nuk kanë alternativë tjetër veçse të zhendosen në shtetet fqinje, Egjipt dhe Jordani.
Sipas tij, ideja është që vendi i shkatërruar nga lufta të pastrohet, të rindërtohet dhe të shndërrohet në një “rivierë” të Lindjes së Mesme.
E-Diaspora
-
Udhëtimi në Kosovë i hap sytë politikanit të SVP-së: “Kemi paragjykuar” Një politikan i SVP-së së Aargaut viziton Kosovën, atdheun e një nëpunëseje bankare nga Gibstorfi. Tani...
-
Alban Ajdini punoi këpucë që mund të lidhen vetëm me një gisht
-
Nga Britania kthehen 47 shqiptarë që po qëndronin ilegalisht
-
Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër
-
20 vjet pasi ka kryer një vrasje në Zvicër, kosovarit i jepet leja e qëndrimit
Jeta në Zvicër
-
Berna sygjeron banorët të mos i vrasin ujqërit Berna vjen me një mënyrë më 'humane' për të ndaluar ujqërit të sulmojnë bagëtinë ...
-
Udhëtimi në Kosovë i hap sytë politikanit të SVP-së: “Kemi paragjykuar”
-
Cila lagje në Cyrih është më e preferuar për të pasurit?
-
Pse kaq pak britanikë po marrin leje pune në Zvicër?
-
Zvicra nuk tregon përmirësim në luftën kundër korrupsionit