Kosova
Edhe Gjermania e vlerëson me çmim sopranon Ermonela Jaho
Bëhet e ditur se shteti gjerman e ka vlerësuar me çmim Ermonela Jahon. Në faqen zyrtare të OPERA AWARDS shkruhet:
“Dihet se një karrierë në opera kërkon shumë më shumë se vetëm një një zë i bukur. Megjithatë, mbetet diçka e rrallë sesi një artist është i aftë t`i zbulojë thellësinë e tij më të brendshme audiencës vetëm përmes të kënduarit dhe interpretimit”.
Kurse vetë Ermonela me emocionet që i lexohen nëpër rreshta shkruan:
“Në fillim Spanja dhe tani Gjermania me këtë çmim të papritur!
Do të përpiqem të shpreh me fjalë mirënjohjen time dhe çfarë do të thotë kjo arritje për mua, por e kam të pamundur. Ndihem krenare që jam edhe në mesin e të nominuarve, e lëre më çmimin Fitues për këngëtaren femër 2024. Faleminderit OPER! AWARDS për këtë nder të madh. Një falënderim i madh për kolegët e mi të mrekullueshëm, për publikun e mrekullueshëm që më dha dashurinë dhe vlerësimin e tij dhe për çdo person të dashur që ka mbështetur rrugëtimin tim. Muzika duhet të tregojë një histori, duke frymëzuar audiencën dhe nuk ka arritje më të madhe sesa të lidhesh me çdo zemër që dëgjon!”.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












