Shqipëria
Edhe infermierët po e braktisin Shqipërinë
Pas mjekëve, edhe infermierët shqiptarë po ikin drejt tregut evropian të punës.
Në vitin 2017 ka pasur ikje masive të tyre, pasi ata kërkojnë kushte më të mira, për të jetuar e punuar.
Urdhri i Infermierit, ku ata drejtohen për të marrë vërtetimin se u është njohur e drejta ta ushtrojnë këtë profesion në vendin e tyre, kërkesë kjo e vendit pritës, raporton se viti 2017 ka shënuar ikje masive të tyre, raporton “TCH”.
Gjatë vitit 2017 kanë ikur 617 infermierë, derisa kërkesa ka çdo ditë, përcjell albinfo.ch.
Shqetësimi bëhet më i madh pasi po ikin infermierët që punojnë në spitale dhe kanë përvojë, ndërsa vendin e tyre e zënë infermierët e rinj.
Urdhri i infermierit shpreh rezerva edhe për cilësinë infermierëve që nxjerrin shkollat shqiptare, pasi sipas tij kjo është një ndër arsyet që ata nuk preferohen nga tregu i huaj dhe në fillim punojnë si ndihmës infermierë.
Vetëm Gjermania kërkon mbi 20 mijë infermierë, ndërkohë që ky profesion është i kërkuar edhe në Kanada dhe SHBA.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












