Kosova

Edhe katër zëvendësministra në Qeverinë Haradinaj

Emëron katër zëvendësministra të rinj dhe shkarkon një

Vazhdon të rritet numri i zëvendësministrave të rinj në Qeverinë Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar edhe katër zëvendësministra të tjerë, shkruan albinfo.ch.

Sipas vendimeve të nënshkruara Hamza Balje është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Naim Qelaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, Musa Cena zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Fehmi Mujota zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.

Haradinaj ka marrë vendim për ta shkarkuar zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fatir Berzati, derisa arsyet nuk janë bërë të ditura.