Botë
Edhe Mali i Zi lehtëson masat, asnjë kusht për të hyrë në vend
Në prag të sezonit turistik, Mali i Zi liron të gjitha masat
Ngjashëm sikurse Shqipëria, edhe Mali i Zi parashikon të përfshijë në lehtësimin e masave, duke mos pasur asnjë kusht për të hyrë në vend.
Referuar agjencisë së lajmeve Xinhua, kjo vlen për të gjithë qytetarët e BE-së dhe nga Izraeli dhe kjo është vendosur në mbledhjen e qeverisë këtë të premte. Kjo vjen përpara sezonit turistik.
Po ashtu, agjencia e informimit, Xinhua citon ministren e Shëndetësisë, Jelena Borvinic Bojovic, të ketë thënë se përveç shtetasve të Serbisë, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, udhëtarët nga BE-ja dhe Izraeli do të kenë gjithashtu të drejtën për hyrje jo të kushtëzuar.
Nga ana tjetër, dasmat, mbrëmjet e maturës dhe festime të tjera me deri në 50 të ftuar lejohen edhe një herë, ndërsa baret dhe restorantet mund të punojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në mesnatë. Po kështu, grupe me deri në 50 persona mund të marrin pjesë në ekskursione.
Masat parandaluese, të tilla si mbajtja e maskave të fytyrës, dezinfektimi dhe higjiena mbeten të vlefshme, ndërsa fushata e vaksinimit vazhdon.
Ministrja i tha televizionit kombëtar RTCG se 20 për qind e të rriturve të vendit janë plotësisht të imunizuar kundër koronavirusit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se që nga 4 maji kur filloi imunizimi masiv, 234,278 doza vaksinash janë administruar në vend me një popullsi prej rreth 600,000.
Në 24 orët e kaluara, vendi regjistroi 41 raste të lidhura me COVID-19 dhe katër vdekje.
Që nga fillimi i pandemisë, 99,758 infeksione dhe 1,591 vdekje janë konfirmuar në Malin e Zi. Numri i rasteve aktive në Malin e Zi është në rënie të vazhdueshme që nga mesi i marsit të këtij viti.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










