Integrimi
Edhe meshkujt martohen me detyrim, shqiptarët më të rrezikuarit !
Meshkujt përbëjnë një të pestën e atyre që ankohen në përgjithësi, ndërsa te shqiptarët, një e treta e kërkesave për ndihmë bëhet nga meshkujt!
Martesat me detyrim ose martesat e aranzhuara nuk kërcënojnë vetëm femrat, siç mendohet shpesh. Po ashtu edhe një numër i konsiderueshëm i djemve të rinj janë viktimë e një mënyrë të tillë të bashkimit, bën të ditur qendra profesionale «Zwangsheirat.ch» nga Cyrihu, duke iu referuar të dhënave empirike që ka mbledhur. Një në pesë ankesa që bëhen në këtë qendër kanë për subjekt meshkujt.
Djemtë e rinj ashtu si dhe vajzat që ankohen në këtë qendër, janë më së shpeshti nga Turqia, Sri Lanka dhe Ballkani. Por muajve të fundit ka pasur një rritje të numrit të ankesave edhe nga migrantët që vijnë nga Eritrea, Etiopia Dhe kur jemi te Ballkani, siç deklaron kryetarja e kësaj qendre, Anu Sivaganesan, bëhet fjalë më së shpeshti për të rinj me prejardhje shqiptare.
Aktualisht në këtë qendër paraqiten për këshillim mesatarisht deri në pesë raste të rrezikut për martesë me detyrim. Por gjatë kohës së pushimeve kjo paraqitje shpeshtohet, duke arritur në nëntë raste në javë, shkruan «Zentralschweiz am Sonntag». Kjo shpjegohet me atë se prindërit udhëtojnë në vendlindje bashkë me fëmijët e tyre të rritur dhe i martojnë ose i fejojnë atje.
«Martesa me detyrim, mjerisht shpesh shikohet vetëm si problem i femrave. Por edhe meshkujt ndodhen nën një presion të fuqishëm», thotë Anu. «Më së shpeshti paraqiten për ndihmë djemtë shqipfolës. Në përgjithësi, një e pesta e personave që ankohen përbëhet nga meshkujt ndersa te shqiptarët kjo është madje edhe më e shpeshtë: një e treta e kërkesave për ndihmë bëhet nga meshkujt!
Kjo qendër nga viti 2005 ka regjistruar dhe trajtuar gjithsej 1031 raste.
Një ndër shkaqet e martesave me detyrim është perceptimi i martesës te shumë kultura, kryesisht lindore, si lidhje në mes të dy familjeve dhe jo vetëm në mes të atyre që martohen. Prandaj, shumë nga të rinjtë me prejardhje nga këto kultura, lejojnë të bëhen pjesë e një martese të tillë, mendon Anu Sivaganesan.
Por, në Zvicër nga viti 2013 martesat e realizuara në këtë mënyrë janë të dënueshme gjegjësisht trajtohen si delikte. Kushdo që e detyron dikë për martesë, mund të dënohet me deri në pesë vjet burg.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














