Lajme
Edhe një shqiptar vritet në Siri
I vrari është Pajtim Olluri, 22 vjeçar nga fshati Krojmir i Komunës së Lipjanit. Ai kishte shkuar vullnetar në luftën kundër qeverisë së Bashar al Asadit
Edhe një shqiptar është raportuar i vrarë në luftimet e përgjakshme në Siri. Mediet raportojnë se i vrari është Pajtim Olluri, 22 vjeçar nga fshati Krojmir i Komunës së Lipjanit, i cili kishte shkuar vullnetar në luftën kundër qeverisë së Bashar al Asadit.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet se në cilin qytet dhe betejë është vrarë i riu Olluri, raporton Almakos.
Në luftimet e pagjashme në Siri kanë marrë pjesë disa qindra luftëtarë shqiptarë, ndërsa deri më tani është raportuar për disa të vrarë.
Halit Maliqaj (31) nga Tirana, Ermal Xhelo nga Vlora, Nimetullah Imeri (38) dhe Sami Abdullahu nga Shkupi, Rasim Zeqiri nga Gostivari, Muaz Ahmeti (23) nga Bujanoci, Naman Damolli nga Kosova, janë disa nga shqiptarët e vrarë në luftimet kundër Al Assadit.
Agjencia Farsnews, disa javë më parë raportoi për disa qindra shqiptarë pjesëmarrës në luftimet në Siri. Sipas kësaj agjencia, është një organizatë bamirëse turke, IHH e cila ka rekrutuar shqiptarët, duke i dërgon më pas në luftimet kundër qeverisë së Damaskut.
Numri i shqiptarëve të rekrutuar është 769. Organizata IHH, sipas Farsnews, mbështetet nga Ministria e Jashtme turke dhe nga një grup ekstrem saudit ‘Wahhabi.
Përveç shqiptarëve, Turqia rekruton edhe shtetas nga Afganistani, Pakistani, Jemeni, Kuvajti, dhe vende të tjera arabe për të luftuar kundër qeverisë së Bashar al-Assad
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














