Sport
Edhe një talent i së ardhmes
Arseni është adhurues i madh i futbollit. Ai deri tani nuk ka qenë pjesë e ndonjë klubi. Por në turnirin “Ms Camp” në Hägglingen (AG) ai u vlerësua me çmimin më të lartë
Në “Ms Camp”, një aktivitet sportiv njëjavor për futbollin e të vegjëlve që u organizua në Hägglingen Kanton Aargau i mbështetur nga projekti “Reiffeisen Football Camp”, në mesin e shumë fëmijëve ishte edhe djaloshi nga Boswili, Arsen Tahiri.
Familja e Arsenit vjen nga Reçaku, Komuna e Shtimes, Kosovë.
Arseni është adhurues i madh i këtij sporti. Ai deri tani nuk ka qenë pjesë e ndonjë klubi apo ndonjë turniri të tillë. Por në këtë turnir ai u vlerësua me çmimin më të mirë.
Pyetjes sonë për kohën kur ka filluar të luajë futboll, babai i Arsenit, Adem Tahiri, ekluzivisht për albinfo.ch i përgjigjet: “Si çdo fëmijë që vrapon pas një topi, edhe Arseni kur sapo kishte filluar të ecte, ka pasur shumë interes për topin. Por kur filloi të shkojë në shkollë kisha përshtypjen se më nuk ishte i dhënë aq shumë pas futbollit, sepse Arseni është shumë i mirë në shkollë. Mirëpo në këtë kamp njëjavorësh ai la përshtypjen e një talenti me interesim të madh”.
Arseni është shtatë vjeçar dhe ka filluar të shkruaj e të lexojë në shqip dhe në gjermanisht që nga mosha pesëvjeçare. Me dijen e tij ai ka habitur edhe mësimdhënësit në shkollë.
Shikuar nga kjo dhe entuziazmi i tij për futboll del se do të kemi edhe një futbollist intelegjent dhe profesionist.
“Nuk është se ne e kemi nxitur të mësojë aq herët”, shprehet nëna e Arsenit, Vlora Kurti Tahiri, dhe shton: “Arseni është fëmijë shumë i interesuar. Vajza jonë Alaja është dy vjet më e madhe dhe Arseni mëson duke i qëndruar motrës pranë”.
Në oborrin e shtëpisë, Arseni ka krijuar një fushë të vogël futbolli. Aty ai luan me shokët e lagjes.
“Ndonjëherë edhe unë luaj futboll me Arsenin, dhe sa herë shënoj një gol, Arseni thotë ke shënuar dy gola, sepse vajzave një gol u numërohet dy”, tregon Alaia e lumtur se i vëllai është vlerësuar ndër më cilësorët në kampin e përmendur.
“Janë fëmijë dhe shpesh identifikohen me lojtarët e mëdhenj gjatë lojës, duke i imituar ata që janë edhe frymëzimi i gjeneratave të reja”, shprehet babai i Arsenit dhe shton: “Edhe unë e kam dashur shumë futbollin, dhe kam luajtur sa herë kam pasur mundësi. Prindërit punonin shumë dhe s`kishin kohë të më përcillnin kur duhej udhëtuar më larg për një ushtrim. Unë do të mundohem ta mbështes Arsenin në këtë drejtim, sepse vërtet futbolli është një sport që i largon fëmijët nga rruga por edhe i bën më të shoqërueshëm e më fisnikë”.
Të shpresojmë e të urojmë që edhe Arsen Tahiri të bëhet një ditë një futbollist profesionist.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











