Lajme
Edhe pak alkool mund të shtojë rrezikun për demencë, thotë një studim i ri
Një hulumtim i botuar në BMJ Evidence-Based Medicine tregon se konsumimi i alkoolit, edhe në sasi të vogla, lidhet me rrezik më të lartë për zhvillimin e demencës. Ky zbulim bie ndesh me studime të mëparshme që sugjeronin se pirja e lehtë mund të kishte efekt mbrojtës për tru.
Autorët e studimit theksojnë se analizat e mëparshme shpesh ngatërronin ish-përdoruesit e alkoolit me personat që nuk kishin pirë kurrë, gjë që ka mundur të ndikojë në rezultatet. Këtë herë, studiuesit përdorën një metodë të avancuar gjenetike të quajtur randomizim Mendelian, e cila analizon efektet e akumuluara të alkoolit gjatë gjithë jetës dhe shmang ndikimin e faktorëve të tjerë.
“Rezultatet tregojnë qartë se edhe sasitë minimale të alkoolit mund të rrisin rrezikun për demencë”, tha autorja kryesore Anya Topiwala, nga Universiteti i Oksfordit.
Nga ana tjetër, neurologu Richard Isaacson nga Instituti i Sëmundjeve Neurodegjenerative në Florida, i cili nuk ishte pjesë e studimit, e cilëson atë si një dëshmi të rëndësishme, por jo përfundimtare. Ai shton se pacientëve me predispozitë gjenetike për Alzheimer (si varianti APOE4) u rekomandon të mos konsumojnë fare alkool.
Studimi përfshiu të dhëna nga më shumë se 560 mijë pjesëmarrës në Britaninë e Madhe dhe nga Million Veteran Program në SHBA. Analiza tregoi se personat me prirje gjenetike për konsum më të lartë të alkoolit kishin gjithashtu rrezik më të madh për demencë. Për shembull, individët që pinin tre gota në javë kishin një rritje prej 15% të rrezikut krahasuar me ata që pinin vetëm një gotë.
Ekspertët theksojnë se, ndonëse studimi nuk e provon përfundimisht lidhjen shkak-pasojë, provat e reja e mbështesin idenë se alkooli është toksik për neuronet dhe dëmton shëndetin e trurit.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














