Jeta në Zvicër
Edhe përkundër rritjes së pagave, zviceranët fitojnë më pak
Pagat e punëtorëve me kontratë kolektive të punës, gjatë këtij viti janë rritur. Por, për shkak të rritjes së çmimeve tjera, asgjë nuk mbetet prej saj
Punëtorët me një marrëveshje kolektive të punësimit (GAV), gjatë këtij viti kanë marrë pak më shumë pagë. Megjithatë, njerëzit nuk kanë mundur të blejnë shumë gjera prej saj: Për shkak të shtrenjtimit, pagat reale kanë rënë, njoftoi të premten Zyra Federale e Statistikave (BFS), transmeton Albinfo.ch.
Sipas anketës së BFS, partnerët socialë të marrëveshjeve më të rëndësishme kolektive të punës (GAV) në Zvicër, kanë miratuar një rritje nominale të pagës efektive (0.9 për qind) dhe pagës minimale (0.5 për qind) për 2018. Nga rritja e pagave efektive, 0.3 për qind u dhanë në përgjithësi dhe 0.6 për qind në mënyrë individuale.
Për shkak se inflacioni gjatë këtij viti pritet të rritet me 1 për qind, pagat reale të GAV pritet të bien për 0.1 për qind, shkruan BFS, informon Albinfo.ch.
Shikuar nga sektorët ekonomikë, ekzistojnë dallime. Në sektorin industrial, rritja efektive e pagave ishte 0.8 për qind. Në sektorin e shërbimeve 1.0 për qind.
Pamja e industrisë gjithashtu tregon një pamje të qartë të diferencuar. Rritjet mesatare në komunikacion dhe magazinim (1.6 për qind), arsim (1.3 për qind), informacion dhe komunikim (1 për qind) dhe çështje shëndetësore dhe sociale (1 për qind).
Zhvillim i dobët ishte në sektorin e ndërtimit (0.9 për qind), mirëmbajtje/riparim dhe riparim te automjeteve (0.8 për qind), shërbimet e tjera ekonomike (0.7 për qind) dhe përpunim/prodhim i artikujve (0.6 për qind). Në administratën publike nuk ka pasur rritje të pagave, transmeton Albinfo.ch.
Sipas deklaratave të BFS, rregullimet e pagave efektive ndikojnë në pak më shumë se 480,000 persona, nga të cilat marrëveshjet për paga minimale arrijnë në rreth 1.36 milionë.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana












