Lajme
Edhe pse pandemi, më shumë të huaj vijnë se sa shkojnë nga Zvicra
Migracioni "neto" është 61,390 persona ose 6373 më shumë të huaj se në vitin e kaluar. Pra, nga Zvicra kanë shkuar dukshëm më pak të huaj se sa kanë ardhur
Vitin e kaluar, në Zvicër kanë emigruar 3592 të huaj më pak se sa në vitin 2019. Ndërkaq emigrimi nga popullsia rezidente e huaj e Zvicrës është zvogëluar për 9,703 persona.
Në këtë mënyrë migracioni “neto” është 61,390 persona. Dmth 6373 më shumë të huaj se në vitin e kaluar, shkruan srf.ch. Kjo rritje pra shpjegohet me faktin se nga Zvicra kanë shkuar dukshëm më pak të huaj se sa kanë ardhur.
Në fund të dhjetorit të vitit 2020, në Zvicër jetonin 2,151,854 të huaj.
Këto shifra mund të gjenden në statistikat federale të të huajve të botuara të enjten, transmeton albinfo.ch. Njoftimi ka të bëjë me imigracionin dhe emigrimin në popullsinë e përhershme rezidente të huaj të Zvicrës.
Sipas këtyre statistikave, emigracioni gjatë krizës së koronës ka rënë ndjeshëm më shumë sesa imigrimi. Në veçanti në tremujorët e dytë dhe të tretë të vitit 2020, dukshëm më pak njerëz kanë emigruar sesa në vitin e kaluar.
Puna është arsyeja kryesore për imigracionin
Arsyeja kryesore për imigracionin nga BE / EFTA / MB ishte puna: 119,606 shtetas të BE / EFTA / Britani e Madhe kanë emigruan për të punuar. Si pjesë e bashkimit familjar, në Zvicër kanë ardhur 38,278 njerëz, 18,7 përqind e të cilëve ishin anëtarë të familjes së një shtetasi zviceran.
Shifrat tregojnë gjithashtu se imigracioni dhe emigracioni gjatë vitit 2020 janë luhatur ndjeshëm- të dy ishin të ulët, veçanërisht në pranverë, përcjell albinfo.ch. Dhe për shkak të mbylljes së ndërmarrjeve, shumë më pak njerëz kanë emigruar për të gjetur punë në Zvicër.
Ndërkaq kanë ardhur, në mënyrë të shtuar, gjithnjë e më shumë studentë.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve Iniciativa kërkon kufizimin e mjeteve piroteknike të zhurmshme, për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe mjedisin... -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale












