Kosova

Edhe sa gra duhet të vriten, Bac?!

Bac, Ti që deshe shtetin e kryer, e shteti po vritet! Kosova po ngrihet, por duhet t`i bëjmë shqiptarët!

Ndodhi gjëma, femrat mendojnë kush do e ketë radhën, ka aq shumë që pësojnë dhunë sa nuk i numëron dot as me gishta.
Vrasja e radhës e 35 vjeçares Hamide Magashi tronditi gjithë opinionin publik. Rast monstruoz ku përvec nënës u vra dhe fëmija në bark, me ndërgjegje të plotë nga ish burri i saj dhunues. Përse të duhet familja kur ka vetëm dhunë!
Nuk bëri asnjë efekt as urdhri i prokurorisë për të qëndruar larg, as policia, as shoqëria rreth e rrotull nuk e ndaloi dot megjithëse dalin në protesta, familjarët e ish burrit ashtu si burri e keqtrajtonin e familjarët e së ndjerës e dinin po nuk e ndaluan dot tragjedinë, nuk bën dot asgjë. Tashmë nuk bën dot gjë, mund të vritesh për teka patriarkale.
Në Kosovë është bërë e udhës që as divorci nuk të bën dot gjë, është bërë e udhës që dhuna të jetë e përhershme në shoqëri.
Është bërë e udhës që për nder, për sedër të sëmurë, për paragjykimin e opinionit, për traditë dhe për zakon të ketë dhunë.
Disa në udhën e tyre e shikojnë dhunën si tipar nderi dhe detyre. Druri ka dalë nga xheneti, burri shtylla e shtëpisë të tjerët skllevër.
Familja baza më e fortë e shoqerisë, po familja e dhunshme mos është premisë e një shoqërie të dhunshme?
Disa nga shqiptarët edhe kur shkojnë në emigrim e shfaqin hapur dhunën, raste të shumta ka edhe në Kosovë Ku femra bëhet instrument nënshtrues i tekave të burrit. A është kështu e lumtur familja?!
Në nëntë muajt e fundit në Kosovë janë regjistruar 1396 raste të dhunës në familje, në Zvicër për vitin 2021 janë regjistruar 11148 persona të lënduar. Megjithëse Kosova është më pak në popullsi dhuna është më e lartë se në Zvicër.
Sipas statistikave botërore në 2020 ka 81 mijë gra e vajza të reja të vrara nga dhuna në familje. Sipas zyrës federale të statistikave në Zvicër, në një studim të saj në gratë e anketuara: ‘’Rreth 42% e grave të anketuara janë të prekura nga dhuna e pësuar në çift. Gratë janë të prekura në mënyrë disproporcionale, theksojnë autorët e studimit të kryer në vjeshtën e vitit 2021 me më shumë se 3500 njerëz. Përgjigjet e marra i referohen dhunës psikologjike, fizike dhe/ose seksuale.’’ Viktimat më të shumta janë gratë e moshës 26 deri në 45 vjeç, viktimat kryesore. Sipas INSTAT në studimet në lidhje me dhunën në Shqipëri, nga përjgigjet e të anketuarve thuhet se: ‘’Në lidhje me dhunën e ushtruar nga partneri intim, 47,0% e grave (ato që ishin apo kishin qenë të martuara ose jetonin me një partner) kanë përjetuar “ndonjëherë” dhunë në familje nga partneri intim, dhe 65,8% e grave (ato që nuk ishin martuar dhe që nuk kishin jetuar ndonjëherë me një partner mashkull, por që ishin përfshirë në një marrëdhënie me një mashkull, por pa jetuar së bashku) kanë përjetuar “ndonjëherë” dhunë gjatë marrëdhënies dashurore.’’
Atëherë pse kjo shoqëri pothuajse gjysma e saj ka praktikë dhunën deri eliminimin fizik?
Një nga faktorët kryesorë të dhunës në familje lidhet me qasjen tradicionale, me patriarkalitetin. Në patriakalitet i madhi i shtëpisë e kishte gjithë pushtetin dhe më pas ai ndahesh në pjesëtarët e tjerë të familjes së madhe.
Koha moderne e coi në krizë këtë pushtet e patriarkalizmi u ndje i kërcënuar nga fitimi I të drejtave dhe lirive të njeriut, gjë që coin ë qytetëerimin modern të drejtat të barabarta edhe për gratë. Lufta për të drjetën e grave ka qenë e madhe dhe me shekuj, luftë parimesh dhe vlerash, etikë. Që nga antikiteti sundimi i burrit ndaj gruas ka pasur dhunë, ajo ishte pa të drejta si qytetare, nuk votonte, duhej vetëm ër të rritur pasardhësit e burrit, mund të shitej si skllave. Është sakrifikuar gruaja, është skllavëruar, është rrahur e shpërdorur derisa ky kërcënim i botës moderne e fshesh dëshirën për dhunë në maskilitetin sadist. Edhe të drejtën e votës e mori shumë vonë pas 1900, nuk kishte të drejtë të arsimohesh nga antikiteti e deri mesjetë, nuk kishte të drejtë të drejtonte. Ndryshe kur gjaku sin ë rastin e gjakut ilir ofronte të drejta pronësie e sundimi, rast I rrallë Teuta. Të drejtat shoqërore për mbarëvajtjen e jetës si kanunore dhe forma të tjera nuk I dhanë gruas atë që meritonte si qenie, si personalitet, si mënyrë e vetmë për t’u përcjellë dashuria.
Vërtet ligji i sotëm nuk të lë të dhunosh por sadizmi ka mënyra të tjera të ritualeve dhe traditave të dhunës si më parë, që të jenë njerëz me taban e krenar të nderuar, ka forcë për këtë e me forcë njeriu nderohet.
Vrasin për nder, për krenari, për çështje superioriteti, vret i riu a i vjetri se egoizmi i tij nuk përputhet me të drejtat e njerëzve, ai do të sundojë, është i ligështuar që ligji ia ndalon kaq fort sundimin. Madje jo vetëm ai si individ por edhe gjykatësi ndonjëherë si personalitet, prokurori, aq shumë sundon si mendësi sa mund të jenë dhe femra që pranojnë të ketë njerëz që mund ti vrasin për traditë. Ky individ vrasës nuk është i vetëm, ai mund të vrasë gjithçka si patriark i lënduar, por në fakt ka shumë të lënduar si ai që pushteti I marrëdhënieve shoqërore iu jep të drejtën të dhunojnë dhe të keqpërdorin. Ata duan të sundojnë, nuk duan të kenë marrëdhënie reciproke, duan ta përulin femrën, fëmijën, plakun e plakën nuk duan dashuri. E kanë barazuar dashurinë me dhunën. Janë shumë sa statistikat thonë se përqindja është ulëritëse. Duan të rrahin, të shajnë, të marrojn, të vrasin që të ndihen rehat, I duan femrat e nështruara, mazohiste, I duan të jenë skllave të tekave të burrit, përndryshe po su bind burri vret si në kohën e fiseve, si në antikitet.
A u kry o Bac?
A je më i kënaqur kështu ku gjithë shoqëria ka një shtet të pavarur sepse ka me shekuj që vuan por që po vret vetveten?
A të pëlqen kështu, të të vrasin fëmijën, vajzën, nënën, femrën?
Kjo është jeta, të vrasësh sa është vdekja?
Kjo situatë kërkon një nevojë urgjente të shoqërisë për emancipim shoqëror dhe largimin nga praktika fisnore, fetare të trajtuara radikalisht, të mendjes së mbyllur, mendjes së ligë, të injorancës që sundon në cdo akt vdekjeje. Të zbatimit të të drejtave, lirive të njeriut, të një ekonomie më të mirë, arsim më të vlefshëm, të një shoqërie të shëndoshë e jo sunduese.
Na duhet urgjentisht të edukohemi për një qyteterim normal.
Kosova po ngrihet, por duhet t`i bëjmë shqiptarët!
Duajeni jetën, mos e vrisni atë!