Maqedonia

Edhe Shkupi ‘feston’ për udhëtaren e 2-miliontë

Ivana Nikolloska nga Prilepi, e cila jeton në Melburn, është udhëtarja e dymiliontë në aeroportin e Shkupit.

Ajo paradite arriti nga Doha me aeroplanin e “Katar Eruejs”, ndërsa në aeroport u prit nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, Goran Sugarevski, Drejtori Ekzekutiv i TAV Maqedoni, Alper Ersoj dhe përfaqësues nga kompania, shkruan “boomerang.mk”.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat Nikollovska tha se vjen në Maqedoni për festat e ardhshme dhe se është e befasuar dhe e lumtur që pikërisht ajo është udhëtarja e dymiliontë, përcjell albinfo.ch.

“Kjo me të vërtetë është një surprizë e madhe. Jam shumë e lumtur që unë jam udhëtarja e përzgjedhur. Shpresoj se numri do të rritet në të ardhmen”, tha Nikolloska.

Me orarin dimëror të fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup funksionojnë 37 linja të rregullta ajrore, në 35 destinacione.