Autotech
Edhe Skoda hyn në botën e automjeteve elektrike
Në “pokerin” apo grupin e markave të grupit Volkswagen, ajo ishte e vetmja që mungonte në apel, ndërkohë që e ka mbushur këtë hendek me një debutim të dyfishtë, duke zgjedhur për prezantimin kampionatin botëror të hokejit, të cilin e sponsorizon prej 27 vitesh.
Kjo është një sfidë e vështirë, e shënuar nga lindja e një nënmarke të quajtur “iV”, të cilën do ta gjejmë duke nisur nga muajt e parë të vitit 2020 me dy modele: “Superb” të rinovuar dhe “Citigo” i testuar tashmë.
Fillon pikërisht nga këtu një rrugëtim i paimagjinueshëm deri pak vite më parë për Skodën.
“Vitin e ardhshëm do të prezantojmë modelin e parë të bazuar në platformën elektrike të grupit MEB, që do të jetë me shumë mundësi ‘Vision iV’ ndërsa brenda vitit 2022 synojmë të ofrojmë një gamë prej gati 20 versionesh me motorë elektrik. Kjo është një etapë zhvillimi e detyrueshme falë ‘Strategjisë 2025’”, thekson Christian Stube, anëtar i Bordit për zhvillimin teknik në këtë kompani, transmeton “TCH”.
Investimi i fundit i Skodës shkon në shifrat e dy miliardë eurosh. Falë vizionit të ri, “Citigo” do të transformohet në modelin e parë me emetime zero në historinë e firmës prodhuese nga Republika Çeke, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin Artisti kosovar prezanton ekspozitën e tij më të madhe dhe më komplekse deri më sot, ndërsa... -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar
Jeta në Zvicër
-
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva Swiss po zvogëlon rrjetin e saj të itinerareve nga Gjeneva. Në mesin e destinacioneve që do... -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë
















