Shqipëria
Edhe spanjollët shkruajnë për bukuritë e Shqipërisë
Shqipëria është bërë shumë e njohur mes atyre që duan të shijojnë plazhet si parajsë pa pasur nevojë të kalojnë asnjë oqean
Shqipëria është kthyer në një atraksion turistik në sytë e botës, ku mediat e huaja po flasin gjithnjë e më shumë për bukuritë e saj, ndërsa ftojnë turistët të vizitojnë disa nga vendet më të bukura që të ngjajnë sikur je në Karaibe.
E përditshmja spanjolle “20Minutos” vlerëson në Shqipëri përzierjen e natyrës me qytetet historike, plazhet e kristalta me malet e larta, diellin dhe rërën apo guralecët e bardhë, transmeton albinfo.ch.
“Shqipëria është bërë shumë e njohur mes atyre që duan të shijojnë plazhet si parajsë pa pasur nevojë të kalojnë asnjë oqean. Aty gjejmë një destinacion jo vetëm ekonomik, por plot mrekulli natyrore dhe kulturore që ia vlen të vizitohen. Madje turistët spanjollë mund të bëjnë një tur për ta parë vendin brenda një jave.
Duke filluar nga Tirana, kryeqyteti i saj, ku mund të zbuloni vendet më emblematike të saj, si Sheshi Skënderbej, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura apo Piramida e Tiranës, një ndërtim shumë i veçantë në qytet.
Por, nëse esenca e Karaibeve është ajo që na ka sjellë në Shqipëri dhe plazhet me ujë të kristaltë e bukuri natyrore, atëherë Saranda duhet të jetë pikënisja e aktivitetit tuaj.
Gjithashtu mund të nisni një turn në rivierën e jugut të Shqipërisë, duke nisur nga Himara, Borshi me një bregdet 7 km me rërë dhe ujërat e bruztë. Nëse po kërkoni një vend me idilik, vizitoni Syrin e Kaltër, një burim i shpallur Monument Natyre.
Nga qyteti i Vlorës mund të vizitoni ishullin e Sazanit dhe Karaburunin, thuhet në shkrimin e të përditshmes spanjolle “20Minutos”.
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion













