Shqipëria
Edhe “The Guardian” shkruan për bukuritë shqiptare dhe vendet që duhet t’i vizitoni
Artikulli përfshin aktivitete, si ecja, noti, kalërimi apo lyerja e trupit
Prestigjiozja britanike “The Guardian” u ka dedikuar një artikull disa aktiviteteve të veçanta, të cilat mund të kryhen në vende të ndryshme të Evropës.
Artikulli përfshin aktivitete, si ecja, noti, kalërimi apo lyerja e trupit etj.
Ndër vendet evropiane që artikulli përmend dhe sugjeron, është dhe Shqipëria, e konretisht për vendin tonë “The Guardian” sugjeron udhëtime në shtigjet e lashta malore me kuaj. Artikulli shton se kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Equus Journeys kryen shëtitje në shtigje me kalë në të gjithë Evropën (dhe botën), që synojnë kalorës aventureske dhe të nivelit mesatar. Kalorësit lëvizin pothuajse çdo ditë, duke kampuar ose duke qëndruar në akomodim të thjeshtë. Udhëtimet variojnë nga pushimet e shkurtra në Irlandë deri në tetë ditë ecje nëpër Islandë.
Në udhëtimin e Shtigjeve të Lashta Malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine. Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës të listuar në Unesco dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase.
Veç Shqipërisë, vendet e tjera që sugjerohen në artikull janë alpet italiane, vendet malore suedeze, liqenet finlandeze “për të gjetur lumturinë e qetë”, siç thuhet në artikull. Vende të tjera që listohen janë Kroacia, Portofino dhe Elba të dyja të Italisë, lundrimi në lumenj në Francë, pyjet e Polonisë, fjordet e Norvegjisë, ecja në majat malore të Spanjës, sërf në Portugali apo arti i vizatimit të trupit në ishujt Lofoten.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar











