Futboll
Edon Zhegrova shënon gol për Baselin
Pas tetë javëve të para, Baseli është lider i Superligës me 19 pikë
Edon Zhegrova ka realizuar një gol të mrekullueshëm për Baselin në kuadër të Superligës së Zvicrës, në ndeshjen me Zurichun.
Zhegrovës, i cili u inkuadrua në minutën e 73-të, iu deshën vetëm shtatë minuta për të arritur golin.
Ai realizoi një supergol duke dribluar shumë kundërshtarë. Zhegrova shënoi golin e tretë, në fitoren 4 me 0.
Anësori kosovar ka pasur shumë pak hapësirë për Baselin, klubin në të cilin është i huazuar deri në verën e 2020-es, duke i bërë vetëm katër paraqitje si titullar dhe shtatë si zëvendësues. Në takimin e sotëm, mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka asistoi dy herë, duke bërë një paraqitje të mirë.
Pas tetë javëve të para, Baseli është lider i Superligës me 19 pikë, tri më shumë se kampioni në fuqi, Young Boys.
https://www.youtube.com/watch?v=fF3DtBbxT0I
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













