Lajme

Edward Joseph: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk do të ketë sukses pa njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së

Specialisti i politikës së jashtme, Edward P. Joseph, foli për ndikimin rus në Evropë, situatën në Ballkan dhe luftën në Ukrainë.

Për sa i përket situatës në Ballkan Perëndimor dhe ndikimit rus në këtë rajon, Joseph vlerëson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është aleati i Vladimir Putinit dhe punon me të njëjtën axhendë.

“Ai (Putini) ka një aleat që e ndihmon të realizojë axhendën dhe ai aleat nuk është Serbia, ai është presidenti Aleksandar Vuçiq që e ka demonstruar atë, edhe para pushtimit. Por tani pushtimit rus e shohim me qartësi, se ai është partneri i Vladimir Putinit dhe ka të njëjtën axhendë të mbajtjes së këtij rajoni të ndarë dhe përpjekjes për të ndarë Evropën.”, tha Joseph për The Geopost.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas Joseph, nuk do të ketë sukses përderisa janë pesë vende të tjera në Bashkimin Evropian që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe Serbia nuk ka interes për ta zgjidhur këtë problem.

Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë:

Si e shohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndikimin rus në Evropë, para dhe pas luftës në Ukrainë?

Joseph: Edhe para pushtimit të 24 shkurtit, Shtetet e Bashkuara ishin shumë të shqetësuara për ndikimin rus ose atë që ne e quajmë “luftë hibride”, duke përdorur teknika dezinformimi për të krijuar përçarje në Evropë.

Pas pushtimit të 24 shkurtit, ne jemi të alarmuar sepse shohim kërcënimin që Putin paraqet jo vetëm për Ukrainën, por për sigurinë evropiane, vlerat perëndimore dhe në atë mënyrë për sigurinë amerikane. Pra, ne jemi shumë të shqetësuar për ndikimin rus, jo vetëm për veprimet ruse në Ukrainë, por edhe për ndikimin rus përfshirë në këtë rajon.

Si e shihni ndikimin rus në Ballkan? Sepse Putini nuk bën telashe vetëm në Evropë, por edhe në Ballkan, veçanërisht në Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë. Si e shihni këtë problem?

Joseph: Vladimir Putin për të përfituar nga problemet në Ballkan nuk ka nevojë të bëjë një luftë të re. Vladimir Putin përfiton në Ballkan edhe duke e mbajtur situatën të njëjtë. Duke i mbajtur këto tensione në rritje, duke u përpjekur për të krijuar tensione të reja. Por as që duhet të jetë një luftë. Nuk duhet të jetë një luftë e re, për shembull në Bosnje dhe Hercegovinë, që Vladimir Putin të përfitojë. Për sa kohë që situata mbetet e tillë, besimi në këtë rajon, në SHBA dhe në Bashkimin Evropian bie. Mbështetja për Bashkimin Evropian bie. Ai mund ta përdorë këtë si shembull, në sytë e tij, të një projekti të dështuar, të një Bashkimi Evropian të dështuar, pikërisht ashtu siç po përpiqet të përdorë dhe demonstrojë në Ukrainë. Dhe përveç kësaj ai përfiton duke e mbajtur këtë rajon në këtë mënyrë. Ai ka një aleat që e ndihmon të realizojë axhendën dhe ai aleat është në Serbi, ai është presidenti Aleksandar Vuçiq që e ka demonstruar atë, edhe para pushtimit. Por tani pushtimit rus e shohim me qartësi, se ai është partneri i Vladimir Putinit në të njëjtën axhendë të mbajtjes së këtij rajoni të ndarë dhe përpjekjes për të ndarë Evropën.

A mund ta përdor Putini Aleksandër Vuçiqin për të krijuar telashe, për shembull në veri të Kosovës apo në Bosnje dhe Hercegovinë, me Milorad Dodik atje, për të destabilizuar këto dy shtete?

Joseph: Loja nuk është se Vuçiç do ta shtyjë Dodikun që të bëjë telashe. Është se Vuçiq përfiton nga ky destabilizimi i mundshëm. Pra, kështu shkon loja sepse njerëzit kanë frikë se Dodik do të fillojë diçka sepse ai ka mbështetjen ruse që SHBA-ja dhe BE-ja më pas duhet t’i drejtohen Beogradit, duhet t’i drejtohen Aleksandar Vuçiqit dhe të thonë “do të na ndihmoni të kontrollojmë Dodikun?” . Dhe kjo është një lojë. Kjo është ajo që ne e quajmë në Shtetet e Bashkuara një raketë, është një mashtrim. Aleksandar Vuçiq po propozon pikërisht strategjinë që e realizon Dodiku. Ai pretendon se respekton sovranitetin boshnjak, ndërkohë flet për botën serbe dhe bart politikën tonë botërore serbe duke cenuar sovranitetin e Malit të Zi dhe gjithashtu duke e penguar Kosovën të ecë përpara, duke e bllokuar Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Pra, Aleksandar Vuçiq kryen një axhendë të ngjashme. Ai nuk ka pse të ketë një luftë të re dhe Putini nuk ka nevojë për një luftë të re në këtë rajon në mënyrë që të përfitojnë për ta mbajtur atë të paqëndrueshëm. Por status quo-ja e qëndrueshme është gjithashtu e dobishme për Moskën, siç është edhe përkeqësimi.

A mendoni se ky vit mund të jetë i fundit për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?

Joseph: Jo. Nuk besoj se dialogu do të ketë sukses dhe kjo nuk është për shkak se Miroslav Lajçak nuk po përpiqet. Ai po përpiqet shumë, është shumë i përshtatshëm dhe e kupton problemin. Është se Serbia nuk ka interes për ta zgjidhur këtë problem të dialogut. Dhe është një iluzion të besosh se Serbia në një pikë të dialogut do të arrijë në njohje. Nuk do të arrijë. Arsyeja që nuk do të jetë është sepse pesë vende të BE-së nuk e njohin Kosovën. Kjo është arsyeja pse dialogu nuk mund të funksionojë. Nuk mund të funksionojë sepse përderisa ata nuk e njohin Kosovën, Serbia nuk ka pse ta njohë Kosovën. Serbia që ne e njohim nuk dëshiron ta njohë Kosovën. Është në mënyrë aktive armiqësore ndaj Kosovës. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Këshilli i Evropës është mjet bashkëpunimi. Pse vendet që duan të kenë marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre, pse nuk e duan Kosovën në Këshillin e Evropës? Në Beograd reagimi ishte armiqësor ndaj kësaj. Dhe kjo është arsyeja. Arsyeja është interesimi i tyre që Beogradi ta bëjë këtë, për sa kohë që i ka këta pesë mosnjohës të Kosovës në BE, ai vazhdon të luajë një lojë dhe iluzionin se do të hyjë në BE dhe do të luajë së bashku (me këto shtete). Dhe kjo është arsyeja pse ‘Ballkani i Hapur’ është gjithashtu një iluzion tjetër që i jep legjitimitet Aleksandar Vuçiqit, por nuk ndryshon asgjë në politikën e tij.

Mendoni se pas Putinit do të shohim ‘një Putin tjetër’?

Joseph: Është një pyetje shumë e vështirë për t’iu përgjigjur, sepse Putini është një udhëheqës shumë destruktiv, por ka krijuar një sistem që shpërblen këto politika shumë agresive që mbështeten nga një strukturë pushteti. Pra, Putini ka krijuar në Rusi një strukturë pushteti ku njerëzit kanë interes ta mbështesin atë. Nëse ai do të rrëzohej, do të duhej ta shihnim, do të kishte një mundësi të caktuar, por ky do të ishte një vendim strategjik nga ana e popullit rus. Ashtu si Serbia duhet të vendosë dhe nuk mund të pretendojë se po shkon për Bashkimin Evropian, por me të vërtetë po kryen të njëjtën politikë si Putini, por përmes mjeteve të tjera, në atë rast Rusia do të duhej të vendoste gjithashtu. Nëse Putini bie, Rusia do të duhej të vendoste nëse vërtet “duam të jemi burim i vazhdueshëm agresioni apo duam të kemi një marrëdhënie respekti me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”. /TheGeopost/


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI