Futboll
Efekti shqiptar ose ‘skandal’: Ramos feston me gjestin e shqiponjës dykrenore
Sergio Ramos feston me gjestin e shqiponjës dykrenore. A është kjo një përshëndetje miqësore drejt Shqipërisë?
Spanja gjunëzoi dhe turpëroi rëndë zv.kampionët e botës Kroacinë me rezultatin e thellë 6:0. Protagonist për një fitore aq të thellë, ku Kroacia nuk e kishte pësuar asnjëherë në historinë e saj të futbollit, ishte edhe Sergio Ramos. Ky i fundit shënoi golin e pestë dhe interesante ishte se festoi me gjestin e shqiponjës dykrenore, shkruan albinfo.ch.
A mund të konsiderohet ky një gjest politik, paqësor ose një përshëndetje miqësore drejt Shqipërisë?, pyesin një sërë mediash gjermanofone, mes tjerash edhe heute.at. Çfarë dëshiron të thotë Ramos me këtë gjest? Për këtë mund të përgjigjet vetëm kapiteni i iberikëve.
Për një gjest të tillë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri duheshin të kërkojnë falje dhe paguan një dënim prej 10 mijë frangash.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe