Bota
Ekonomia e Italisë, në recesion
Ekonomia e Italisë ka rënë në recesion në fund të vitit të kaluar, bënë të ditur të dhënat e agjencisë shtetërore të statistikave Istat.
Në tre muajt e fundit të vitit 2018 ekonomia është tkurrur për 0.2%, pas një rënieje prej 0.1% në tremujorin e tretë, tha Istat.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, paralajmëroi se tkurrja ka gjasa të vazhdojë edhe në vitin 2019.
Shifrat e Bashkimit Evropian, ndërkaq, treguan se rritja ekonomike në Eurozonë është ende e dobët.
Sipas tyre, rritja në zonën 19-anëtarëshe ka mbetur në 0.2% në tremujorin e fundit të 2018-ës, njësoj si edhe në tremujorin paraprak, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Shifrat e agjencisë Eurostat treguan se në Bashkimin Evropian në tërësi, rritja në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka qenë 0.3%.
Për dallim prej Italisë, disa ekonomi të Eurozonës janë rritur më shumë seç është pritur: norma e rritjes në Francë ka qenë 0.3%, ndërsa në Spanjë 0.7%.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











