Lajme
Ekonomia gjermane u rrit për 1.8 për qind
Bëhet e ditur se ekonomia e Bashkimit Evropian (BE) ka shënuar rritje me 2,1 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, ku u zbutën masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në krahasim me tremujorin e mëparshëm.
Referuar të dhënave, nga Zyra Statistikore Evropiane (Eurostat), e cila publikoi statistikat e rritjes dhe punësimit për tremujorin e tretë të vitit 2021 në BE dhe Eurozonë.
Sipas kësaj, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i rregulluar sezonalisht në Eurozonë me 19 anëtarë, në tremujorin e tretë të vitit 2021 në krahasim me tremujorin e mëparshëm është rritur për 2,2 për qind.
PBB në Eurozonë, nga ana tjetër, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 është rritur për 3,7 për qind.
Ndërkohë, PBB i rregulluar sezonalisht në BE, në tremujorin e tretë të këtij viti në krahasim me tremujorin e mëparshëm është rritur për 2,1 për qind, kurse në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 ka shënuar një rritje prej 3,9 për qind.
PBB në tremujorin e dytë të këtij viti ishte rritur për 2,1 për qind në Eurozonë dhe 2 për qind në BE.
Në periudhën në fjalë, ekonomia gjermane u rrit për 1,8 për qind, e Francës 3 për qind, e Italisë 2,6 për qind dhe e Spanjë 2 për qind.
Punësimi në BE, në tremujorin e tretë të vitit 2021, u rrit për 0,9 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, kurse 2,1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në Eurozonë, në këtë periudhë u rrit 0,9 për qind dhe në krahasim me vitin e kaluar, 2 për qind.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













