Lajme
Ekspertët: A duhet të imitojë Zvicra Spanjën në menaxhimin e pandemisë?
Pasi Spanja ka shpallur se dëshiron të ndalojë numërimin e normave ditore të infeksionit dhe në vend të kësaj ta trajtojë Covid-in në të njëjtën mënyrë si një grip sezonal, me mbikëqyrje selektive, disa ekspertë zviceranë thanë se e mbështesin këtë qasje, njofton albinfo.ch.
Valérie D’Acremont, një specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Lozanës, beson se Zvicra duhet të ndjekë strategjinë spanjolle dhe të miratojë të njëjtin sistem monitorimi, siç e ka tashmë në fuqi për numërimin e rasteve të gripit.
Ajo shtoi se futja e një strategjie më të thjeshtë “shpesh kërkon më shumë guxim politik sesa forcimin e saj”.
Kjo qasje e re do të sinjalizonte kalimin nga një gjendje pandemike në atë endemike, që do të thotë se sëmundja gjendet zakonisht në popullatë dhe evolucioni i saj është bërë i parashikueshëm.
Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, ka përmendur së fundmi këtë tranzicion “nga një fazë pandemike në një fazë endemike, me nivele të larta të imunitetit të arritur tashmë” në Zvicër.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













