Lajme
Ekspertët britanikë: Nuk ka prova që vaksinat dëmtojnë shtatëzënat
Pretendimet në mediat sociale se vaksina kundër Covid mund të ndikojë në pjellorinë e grave janë të pabazuara, kanë deklaruar ekspertët.
Postimet kanë sugjeruar gabimisht se vaksina Pfizer mund të shkaktojë infertilitet tek gratë, ose të shkaktojë që trupat e tyre të sulmojnë placentën.
“Por nuk ka asnjë mekanizëm të besueshëm biologjik” me të cilin vaksina mund të ndikojë në pjellorinë tuaj”, thotë Prof Lucy Chappell, një profesor në obstetrikë në King’s College London dhe zëdhënës i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve.
Vaksina funksionon duke dërguar një mesazh në trup dhe duke e lejuar atë të prodhojë një fragment të vogël, të parrezikshëm të karakteristikës dalluese të koronavirusit “spike”.
Kjo e shtyn sistemin imunitar të fillojë veprimin, duke prodhuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut për të luftuar virusin dhe duke e njohur nëse e has përsëri.
“Nuk mund t’ju japë virusin dhe nuk ka asnjë mënyrë që të ndikojë në informacionin tuaj gjenetik”.
Këto grimca të dërguara janë jashtëzakonisht jetëshkurtra, që japin mesazhin e tyre dhe pastaj shkatërrohen. Kjo është arsyeja pse vaksina Pfizer në veçanti duhet të ruhet me kaq kujdes, pasi materiali gjenetik prishet dhe bëhet i padobishëm shumë lehtë.
Një virologe në Universitetin e Leeds Prof. Nicola Stonehouse, ,tha se nuk kishte asnjë mënyrë të mundshme që kjo mund të kishte një ndikim në shëndetin riprodhues.
Pavarësisht konfuzionit të njerëzve në lidhje me vaksinën, Prof Chappell, theksoi se ka shumë prova nga vaksinat e tjera, që ato nuk kanë asnjë ndikim në pjellori dhe janë plotësisht të sigurta dhe rekomandohen për përdorim gjatë shtatzënësisë.
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej











