Lajme
Ekspertët në Britani kërkojnë rivendosjen e disa masave
Rastet e reja të të infektuarve me COVID në Britani të Madhe, ku raportohet për 40.000 të prekur, po shton frikën dhe presionin në spitalet e vendit.
Duke besuar shumë te vaksinimi, Qeveria britanike është duke hezituar të rivendosë disa masa, sikundër mbajtja e detyrueshme e maskës dhe vazhdimi i punës nga shtëpia.
Gjatë të dielës vendi regjistroi një numër rekord të vaksinuarish, 325 mijë të injektuar. Por disa ekspertë shprehen se vetëm vaksinimi nuk është më i mjaftueshëm.
“Ne duhet të kemi njerëz që përdorin teste të shpejta duke shmangur kontaktin me një numër të madh njerëzish në hapësira të mbyllura. Për të ndalur këtë rritje të të infektuarve duhet të përdoren maska, të gjitha këto masa duhet të nisin tani. Kështu, do t’i marrim shpejt gjërat nën kontroll që të ndalojmë një situatë të vështirë në mes të dimrit”, u shpreh profesor Adam Finn, nga Komiteti i Vaksinimi dhe Imunizimit.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit













