Lajme
Ekspertët: Pa qasje të barabartë në vaksinim, pandemia nuk merr fund
Vaksinat kundër COVID-19 nuk do t’i japin fund pandemisë, nëse të gjitha vendet nuk i marrin vaksinat shpejt dhe në mënyrë të drejtë, paralajmëruan sot ekspertët.
Ndërsa disa vende po shqyrtojnë zbatimin e pasaportave të vaksinave para rifillimit të udhëtimeve ndërkombëtare, autorët e kësaj letre të hapur, të botuar në revistën “The Lancet”, besojnë se grumbullimi i dozave të vaksinave në vendet më të pasura mund të zgjasë krizën shëndetësore, shkruan AFP, përcjell Albinfo.ch.
“E vërteta e zhveshur është se bota ka nevojë për më shumë doza të vaksinave antiCOVID-19, se çdo vaksinë në histori, për të imunizuar persona të mjaftueshëm dhe për të arritur imunitetin e tufës”, tha autori kryesor Olivier Wouters, nga “London School of Economics and Science Science”.
“Në qoftë se vaksinat nuk shpërndahen në mënyrë më të drejtë, mund të kalojnë vite para se koronavirusi i ri të vihet nën kontroll globalisht”, shtoi ai.
Letra u bën thirrje prodhuesve të përshpejtojnë transferimet e teknologjisë në vendet në zhvillim, në mënyrë që ata të mund të prodhojnë doza në vend.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht














