Lajme
Ekspertët raportojnë: Rënie e pandemisë së koronavirusit në Zvicër
Më shumë se 20 për qind e popullsisë së Zvicrës janë vaksinuar plotësisht
Të gjithë treguesit dëshmojnë një rënie të pandemisë së koronavirusit në Zvicër, sipas një raporti nga grupi shkencor i punës i Zvicrës Covid-19, transmeton albinfo.ch.
Shkalla mesatare R e shtatë ditëve, e cila tregon se sa shpejt përhapet virusi përmes një komuniteti, qëndron në 0.85 – shumë poshtë pragut të 1, shkruajnë mediat zvicerane.
Në të njëjtën kohë, numri i rasteve të konfirmuara ka rënë me 31 për qind në javë, shtrimet në spital ranë me 22 për qind dhe vdekjet me 16 për qind.
Në të gjitha grupmoshat vërehet gjithashtu një rënie statistikisht e rëndësishme e numrit të infeksioneve.
Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu raportojnë se që nga 1 qershori, më shumë se 20 për qind e popullsisë së Zvicrës janë vaksinuar plotësisht. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














