Shkurt.ch
Eksporti zviceran, rritje për 5%
Në shitjen e automjeteve, në industrinë metalike, në atë të tekstilit dhe të bizhuterisë, madje, rritja ka qenë dyshifrore (15.5 dhe 19.4 për qind)
Gjatë tetorit të këtij viti Zvicra ka arritur të shesë më shumë mallra në tregun botëror. Kështu, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, eksporti zviceran ka shënuar një rrritje prej 5 për qind, shkruan srf.ch. Megjithatë, rritja në fjalë është ndërprerë ndërkohë.
Rritja e eksportit gjatë kësaj periudhe ka qenë e shpërndarë mjaft mirë sipas degëve ekonomike, transmeton albinfo.ch. Në pothuaj të gjithë sektorët e tregtisë ka pasur zhvillime pozitive në këtë drejtim.
Në shitjen e automjeteve, në industrinë metalike, në atë të tekstilit dhe të bizhuterisë, madje, rritja ka qenë dyshifrore (15.5 dhe 19.4 për qind). Ulje të eksportit në këtë periudhë ka shënuar vetëm industria kime dhe ajo farmaceutike.
Po ashtu rritja e eksporteve zvicerane është shënuar në të gjitha destinimet e rëndësishme më botë. Ndërsa në Amerikën Latine dhe në Afrikë, ato janë rritur për një të katërtën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike Zvicra përballet me mungesë banesash, qeveria propozon rritjen e fondeve... -
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara










