Integrimi
Ekspozita Besa në Fribourg – një urë mbi paragjykimet
Shqiptarë, zviceranë dhe komuniteti hebre i Fribourg-ut u mblodhën së bashku në këtë ditë përkujtimore për të vënë në pah humanizmin, traditën dhe mikpritjen shqiptare për të ndihmuar popullin hebre
Universiteti i Fribourg-ut është stacioni i fundit i ekspozitës “Besa “në Zvicër e cila mbahet këtu nga data 17 mars deri me 31 mars. Një event përkujtimor i mikpritjes dhe traditës shqiptare që strehoi dhe shpëtoi hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.
Rreth 100 te pranishëm ishin në auditorin e Universitetit të Fribourg-ut me rastin e çeljes së Ekspozitës Besa, e mundësuar edhe nga shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Fribourg-ut. Shqiptarë, zviceranë dhe komuniteti hebre i Fribourg-ut u mblodhën së bashku në këtë ditë përkujtimore për të vënë në pah humanizmin, traditën dhe mikpritjen shqiptare për të ndihmuar popullin hebre gjatë holokaustit të luftës së dyte botërore. Një trident i cili shërben jo vetëm si mirënjohje por edhe bashkon komunitetet përreth vlerave humanitare të cilat janë përcues integrimi dhe jo diferencimi.
Në fjalimin e tij përfaqësuesi i komunitetit hebre të Fribour-ut Lionel Elkaim u shpreh se shqiptarët përbëjnë një rast shembullor të ndihmës që i kanë dhënë hebrenjve. Shqipëria, edhe pse një vend me shumicë myslimane u bë i vetmi shtet në Europë që strehoi hebrenjtë dhe nuk i përndoqi ata. Në fakt numri i hebrenjve u shtua nga 250 para luftës në mijëra gjatë luftës.
Është ky një rast konkret që shërben si urë mbi paragjykimet ku vlerat humanitare kapërcejnë çdo diferencim që mund të sjelle feja. Ai shtoi se në realitet çdo fe duhet tu përmbahet këtyre vlerave universale.
Dr. Igli Tashi, përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Zvicër shtoi se Besa ka një kuptim edhe më të fortë që në gjuhë tjera është e vështirë të përmblidhet me një fjalë. Ajo është në të njëjtën kohë një premtim, fjalë e dhënë, detyrë për të mbrojtur dhe nderuar mikun. Ai shtoi se sipas kanunit shtëpia e shqiptarit është shtëpia e mikut dhe e Zotit. Traditat dhe zakonet shqiptare të mikpritjes janë të shkruara në kodin e nderit të shqiptarit të cilat bënë që shqiptarët jo vetem të refuzojnë dorëzimin e hebrenjve por edhe t`i strehojnë dhe t`i mbrojnë ata.
Kujtojmë që kanuni nuk i ka stabilizuar këto rregulla por thjesht i ka shkruar ato zakone dhe tradita të cilat ekzistonin që më përpara.
Ekspozita Besa është e hapur deri me datën 31 mars në hollet e Universitetit të Fribourg-ut. Me datën 23 mars në ora 19:15 në Universitetin misericorde, auditori C, mbahet një konferencë mbi kanunin: nga e shkuara në të tashmen, dhe me datën 25 mars në orën 19:15 në auditorin B në misericorde shfaqet filmi dokumentar Besa.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj





















