E-Diaspora
Ekspozita e parë e Destan Gashit në Kosovë
Me ndihmën e Ministrisë së Diasporës, skulpturat e skalitura nga guri, të mjeshtrit të madh, Destan Gashit , kanë arritur për një ekspozitë dy javore në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, me emrin Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera.
Skulpturat e profesor Destan Gashit flasin në emër të traditës shqiptare dhe tregojnë histori të ndryshme shqiptare. Të tilla janë skulpturat e “Legjendës së Rozafës”, “Doruntina”, “Histori të grave të Malësisë dhe fshatrave buzë Drinit të Bardhë”, etj.
Punimet e tij kanë qenë të ekspozuara në shumë galeri në mbarë Evropën dhe botën, e tani edhe Kosovë.
Gjatë hapjes së ekspozitës, profesori Destan Gashi, nga emocionet që e kapluan, nuk nuk tha më shumë se një fjali të vetme: “Den baba den. Ju faleminderit”.
Ndërsa Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, pasi që tregoi për historinë se si skulptori i njohur Destan Thaçi nga Kosova mërgoi në Austri, përkatësisht në Vjenë, për të vazhduar punën e tij, vlerësoi lartë punimet dhe përkushtimin e një si e quajti, “artisti të madh”.
Zyrtarë përfaqësues nga Ministria e Diasporës të Republikës së Kosovës, ministri kjo e cila ka inciuar dhe ka ndihmuar prurjen e ekspozitës me rreth 15 skulptura dhe piktura nga Austria, po ashtu vlerësuan lartë artin e profesor Destan Gashit.
“Ministria e Diasporës, me iniciativë të Ministrit, z. Ibrahim Makolli, ka dhënë kontributin e saj që Destan Gashi të sjellë artin e tij të bukur në Kosovë. Tani kemi rastin t’i shohim këto vepra monumentale, si Legjenda e Rozafës, të punuara nga dora e një skulptori brilant në ekspozitën e tij të parë në Kosovë, të quajtur po ashtu Legjenda e Rozafës dhe Histori të tjera.”, thuhet në njoftim të MeD-it.
Ekspozita do të mbetet e hapur deri në fund të muajit prill.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Marrëdhëniet romantike midis gjyqtarëve shkelin “zakonet” e vendosura të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme Federale”. Ky ishte... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit












