Feja

Ekspozitë në Cyrih: “Miqësitë dhe njohjet hebraite-myslimane – ngjashmëritë dhe dallimet”

Të mërkurën në mbrëmje, më 28 nëntor 2018, në ora 18.00, në projekt {insert}, Dörflistrasse 67, 8050 Cyrih dhe të dielën pasdite, më 13 janar 2019, në ora 15.00 në ICZ Shoqatën hebraite kulturore Cyrih, Lavaterstrasse 33, 8002 Cyrih (rreth 5 minuta nga stacioni Cyrih-Enge).

Ismail Ademi, IT konsultant dhe kryetar i Bashkësisë islame shqiptare në Cyrih dhe Jaron Bernstein, konsultant organizativ dhe president i “New Israel Fund” janë portretizuar dhe thonë: “Ne e duam lidhshmërinë në religjion, në histori dhe veçanërisht ta tregojmë sa më lehtë për njerëzimin. Me përkushtim dhe pasion po angazhohemi që të jetojmë në së bashku në paqe, për shembull si në respekt-iftarin në xhaminë shqiptaro-islamike, ku ne u njoftuam”.

Rabini i portretizuar Noam Hertig dhe imami Muris Begoviç, fitues i çmimit Dialog nga Cyrih dhe 11 dygrupëshe të tjera muslimane-hebraike mbështesin bashkëjetesën e përbashkët përmes ekspozitës së parë në Zvicër. “Në një kohë në të cilën marrëdhëniet mes myslimanëve dhe hebrenjve janë të vështira dhe po vërehen ndjenjat antiçifute dhe antimyslimane, është me rëndësi që të përforcohet bashkëpunimi”, pohojnë të portretizuarit Jonathan Kreutner dhe Khaldoun Dia-Eddine nga shoqata hebraite, gjegjësisht myslimane.

Si takohen njerëzit myslimanë dhe hebrenj? Ndonjëherë me kujdes. Ndonjëherë me kënaqësi. Ose ashtu si njerëz, si gjithë të tjerët? Meqenëse të dy grupet përfaqësojnë një pakicë të vogël në Zvicër, shpesh nuk takohen njëri-tjetrin. Në këtë eveniment portretizohen dymbëdhjetë miqësi dhe njohje të personave myslimanë dhe hebrenj. Secili grup prej dy personash do të vendos se si të tregojë dhe të shprehet personalisht. Ata janë njerëz të ndryshëm: Pak a shumë fetarë, kohët e fundit të njohur përmes kontaktit apo të njohur prej një kohe të gjatë. Fqinjësia, marrëdhëniet e biznesit, një angazhim social, një lojë apo edhe një funksion zyrtar, i ka njohur ata së bashku. Lidhjet e ndryshme fetare ndonjëherë luajnë një rol më të madh, ndonjëherë asnjë rol.

Projekti “Respekt: Të kapërcehen armiqësitë myslimane-hebraite së bashku” është iniciuar pasi armiqësia në mes myslimanëve dhe hebrenjve është bërë e dukshme – madje edhe nëpër mediat sociale. Në nivel ndërkombëtar, ka tensione që nuk duhet të ndikojnë në bashkëjetesën në Zvicër – por nganjëherë edhe ndodhë. NCBI Zvicra dhe ekipi “Respekt” janë të angazhuar për ndërtimin e urave, largimin e paragjykimeve dhe keqkuptimeve. Që nga viti 2012, një përzierje myslimane-hebraite e ekipit “Respekt” organizon takime në formë të “dialogut”, ose së bashku me palët e tjera të interesuara në formë të punëtorive “trialog”. Me këtë rast, njohuritë dhe miqësitë janë rritur ose thelluar. Ne festojmë bashkëjetesën e mirë të myslimanëve dhe pakicave hebraike (vetëm 5 për qind, respektivisht 0.3 për qind e popullsisë zvicerane). Që të dy grupet shumë të ndryshme i përkasin Zvicrës!

Hapja me program shoqërues zhvillohet në Cyrih, më 28 nëntor 2018, në project {insert} në bashkëpunim me UMMAH – Rinia muslimane dhe Zvicra, dhe më 13 janar 2019, në Shoqatën hebraite kulturore në Cyrih, në bashkëpunim me Komisionin kulturor ICZ.

Që nga shkurti 2019, evenimenti duhet të organizohet edhe në vende të tjera, në hapësirat e institucioneve hebraike, myslimane apo të krishtera, apo në qendra komunitare.

Një falënderim të madh për mbështetjen e UMMAH, ICZ dhe qytetin e Cyrihut, të cilët e mbështesin këtë eveniment.

“NCBI” në Zvicër është një organizatë jofitimprurëse, fetare dhe politikisht organizatë e pavarur që mbron eliminimin e paragjykimeve, për zgjidhjen konstruktive të konflikteve dhe integrimit. NCBI quhet National Coalition Building Institute, i cili mund të kuptohet si një “ndërtues urash të instituteve”.