Kalendari

Ekspozitë për 20 vjetorin e përkujtimit të luftës në Kosovë

Për 20 vjetorin e përkujtimit të luftës në Kosovë, Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës (ShSShGj) në bashkëpunim me Universitetin Popullor Shqiptar (UPSh) do të hapë një ekspozitë rreth luftës në Kosovë.

Kjo ekspozitë do të mbahet në Universitetin e Gjenevës, në Unimail, nga 30 prilli deri më 4 maj 2019.

Më saktë, kjo është një ekspozitë fotografike nga fotografë të njohur nga agjencia « Magnum », e cila  përjetëson nëpërmjet fotografive, vuajtjet e njerëzve si pasojë e luftës, duke dëshmuar më mirë se kushdo të kaluarën tonë të dhimbshme të këtyre viteve të fundit.

Kjo është një punë e bazuar në kujtimet e kohës së luftës në Kosovë me qëllim tërheqjen e vëmendjes së publikut, në mënyrë që ta bëjë atë të reflektojë mbi pasojat e dëmshme të saj. Qëllimi pra, është të informojë publikun për këtë luftë, plagët e së cilës janë ende të freskëta. Të flasësh për këtë temë, do të thotë ta ndalosh atë që të ndodhë sërish.

Së fundmi, të martën, më 30 prill në orën 19:00, një tryezë e rrumbullakët do të mbahet në sallën MR290 në Uni-mail.

https://www.facebook.com/events/294027758154878/