CH-Ballkani
Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar me 25 vite burg për vrasje
Falë bashkëpunimet të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u krye ekstradimi nga Greqi drejt Shqipërisë, i shtetasit Fatos Metushi, 53 vjeç, nga fshati Boçovë i Fierit.
Sipas Policisë, Fatos Metushi, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal, transmetojnë mediat shqiptare.
Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A.
Si rezultat i bashkëpunimit tëdy interpoleve u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













