E-Diaspora
Elbenita dhe Ardiani, koncert me muzikë nga Kosova në operën e Essen-it
Mbrëmja zhvillohet nën moton “Nga Vjena në Kosovë”. Në skenë do të paraqiten sopranoja e teatrit "Aalto", Elbenita Kajtaz dhe bashkëshorti i saj Ardian Halimi, i cili do ta shoqërojë me piano
Seria e filluar me sukses e koncerteve “Tat Ort Aalto” po hyn në raundin e tretë: të dielën (pasnesër, 2 korrik) nga ora 21 publiku i teatrit “Aalto” në Essen do të ketë mundësinë të përjetojë një ndërrim emocional perspektivash, shkruan waz.de.
Mbrëmja zhvillohet nën moton “Nga Vjena në Kosovë”. Në skenë do të paraqiten sopranoja e Aalto-s, Elbenita Kajtaz dhe bashkëshorti i saj Ardian Halimi, i cili do ta shoqërojë me piano, transmeton albinfo.ch. Dy artistët do të na bartin në një shëtitje muzikore në atdheun e të dyve, në Kosovë. Kështu, me tinguj folklorikë nga Kosova, teatri “Aalto” po shkon drejt përfundimit të sezonit, gjegjësisht fillimit të pushimeve verore.
Sopranoja e re Elbenita Kajtazi që nga sezoni që po përfundon, është pjesëtare e ansamblit të solistëve të teatrit “Aalto”, përcjell albinfo.ch gazetëmn gjermane. Ajo ka shkëlqyer në këtë skenë me rolin e Adina-s në operën “Liebestrank” (L’elisir d’amore) të Donizzetit, ashtu siç kishte shkëlqyer më parë me Pamina-n e “Fyellit magjik” (Zauberflotte) të Mozartit ose me Barbarina-n në “Le nozze di Figaro”.
Në sezonin e ardhshëm ajo do të paraqitet, veç tjerash si Gretel në operën “Hänsel und Gretel” dhe si Violeta në “La Traviata” të Verdit.
Por, para fillimit të sezonit, Elbenita do të mbajë një master class në Prishtinë, nga 20 deri më 22 korrik.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve













