Maqedonia
Elezi: Me ndryshimet ligjore krijohet mundësi për lehtësimin e gjobave në dogana
Me ndryshimet e Ligjit për drejtorinë doganore krijohet mundësia për lehtësimin e politikës së dënimeve në pjesën e doganave, theksoi zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi duke shpjeguar ndryshimet në Komisionin për financim dhe buxhet në Kuvend.
Me ndryshimin në këtë ligj përcaktohet kompetenca e drejtorisë Doganore për të shqiptuar dënime më të ulëta për kryerjen e shkeljeve doganore të vërtetuara me rregulloret e posaçme doganore.
Kjo është në drejtim të përpjekjeve të qeverisë që politika e dënimeve të jetë parandalim i shkeljeve, dhe jo shtypje ndaj biznesmenëve.
Me ndryshimet në ligj bëhet harmonizimi me Ligjin për nënpunësit shtetëror në pjesën e emërimit dhe shkarkitmit të drejtorit dhe zëvendës drejtorit. Sipas ligjit për nënpunësit shtetëror shtohet posedimi i APTI-s si një certifikatë e pranuar ndërkombëtarisht, e cila është certifikata më e lirë dhe më e kapshme për njohjen e gjuhës angleze në Republikën e Maqedonisë.
Ligji për drejtorinë Doganore harmonizohet edhe me Ligjin për menaxhimin me pronat e konfiskuara, Ligji për shkeljet, Ligji për akcizat, Ligji për parandalim të pastrimit të parave dhe financim të terorizmit, si dhe rregullimin e mëtutjeshëm të kompetencës themelore të drejtorisë Doganore. Ligji për drejtorinë Doganore është vendosur si pikë e seancës plenare të hënën.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimit të karburantit detyron linjat ajrore të shtrenjtojnë fluturimet dhe të reduktojnë shërbimet Industria globale e aviacionit po përballet me një valë të re sfidash për shkak të rritjes... -
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës -
Lufta në Iran rrezikon furnizimin me energji elektrike në Zvicër dimrin e ardhshëm -
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash













