Muzikë
Elina Duni, me disa koncerte në Francë
Elina Duni dhe grupi i saj do të zhvillojnë një tur disa ditor në disa qytete të Francës
Këngëtarja shqiptare, Elina Duni, do të mbajë disa koncerte në disa qytete të Francës. Ajo përmes një postimi ka njoftuar edhe për vendet se ku do të perfomojë dhe datat, shkruan albinfo.ch.
Së bashku me grupin e saj do të performojë në Charleville-Mézières, Grignan, Lormont, Roanne dhe në New Morning në Paris.
![]()
Kujtojmë se Elina Duni ka lindur në Tiranë, derisa më pas është shpërngulur në Zvicër, ku ka mahnitur me zërin e saj.
Sa u përket koncerteve në Francë, ajo shkruan se do të nisë më 17 nëntor “Le New Morning” (7 Rue des Petites Écuries 75010 Paris) do të promovojë albumin e fundit të këngëtares “Lost Ships”. Një album i dedikuar të gjithë emigrantëve. Kriza e migracionit tashmë është një nga temat kryesore të eksploruara në albumin e Elina Dunit. “Ka këngë që i referohen së shkuarës, me tinguj të nxjerrë nga folklori shqiptar dhe mesdhetar, të gjallë edhe sot. Por ne gjithashtu donim të eksploronim tradita të tjera muzikore: gjejmë balada xhaz të përjetshme, këngë franceze, melodi popullore amerikane … “, ka thënë me herët në një intervistë këngëtarja.
Thuhet se albumi bashkon pjesë tradicionale dhe kompozime origjinale, duke përfshirë këngë të bëra të famshme nga Frank Sinatra ose Charles Aznavour. Anijet e humbura u regjistruan në Studios la Buissonne në jug të Francës në shkurt 2020.
“Për këtë album të ri, Elina Duni mori frymëzimin e saj nga folklori shqiptar dhe mesdhetar, të cilin e ka përzier me mjeshtëri me baladat e përjetshme të xhazit, për një rezultat të shijshëm”, shkruan Jazz Radio. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Ekspozimi ndaj ndotjes në Evropë lidhet me problemet e shëndetit mendor Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) ka paralajmëruar se ndotja e mjedisit është e lidhur me disa... -
Rriten çmimet e karburanteve në Zvicër -
Nga pagat te kamerat e shpejtësisë: Për çfarë do të votojnë kantonet zvicerane këtë të diel -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat













