Kultura
Elina Duni në festivalin “Jazzahead” në Bremen
Faqja e këtij festivali jazzahead.de e ka vlerësuar Elina Dunin si këngëtaren më të mirë të xhazit në Evropë
Këngëtarja shqiptare e muzikës xhaz, Elina Duni dhe kuarteti i saj, “Elina Duni Quartet”, do të prezantohen në festivalin prestigjioz të muzikës xhaz, Jazzahead i cili do të mbahet në Bremen të Gjermanisë.
Ky festival mbahet mes datave 7-24 prill dhe do të mbledhë 40 bende muzikore nga 16 shtete, shkruan në faqen e këtij festivali.
Në çdo natë të festivalit do të paraqiten grupe nga shtete në ndryshme, ndërsa Elina do të përformojë më 21 prill kur edhe do të jetë nata zvicerane.
Faqja e këtij festivali jazzahead.de e ka vlerësuar Elina Dunin si këngëtaren më të mirë të xhazit në Evropë, transmeton “albinfo.ch”.
Muaj më parë ajo ka promovuar albumin e saj “Dallëndyshe” i cili është mirëpritur jashtëzakonisht mirë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














