Lajme
Elon Musk “fitoi”, vazhdon të dhurojë 1 milion dollarë për votuesit e Donald Trump
Disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një gjyqtar në Pensilvani refuzoi të bllokojë menjëherë dhënien e 1 milion dollarëve nga Elon Musk për votuesit e Donald Trump.
Gjatë një seance dëgjimore në Pensilvani, gjyqtari Angelo Foglietta deklaroi se do të pezullonte padinë ndërkohë që një gjykatë federale shqyrton mundësinë e shqyrtimit të rastit, transmeton albinfo.ch.
Vendimi për të zhvendosur çështjen i jep miliarderit mundësinë të vazhdojë dhënien e parave, pasi çështja me shumë gjasa nuk do të zgjidhet para zgjedhjeve të së martës.
Elon Musk, një prej njerëzve më të pasur në botë, po shpenzon shuma të mëdha për të mbështetur kandidatin republikan, Donald Trump, teksa prokurori i Filadelfias, Larry Krasner, kërkon të ndalojë dhënien e këtyre parave më pak se një javë para zgjedhjeve të ngushta presidenciale mes Trumpit dhe kandidates demokrate, Kamala Harris.
Krasner, i cili ka promovuar çështje progresive gjatë kandidimit për prokuror, akuzon Musk-un dhe komitetin e veprimit politik, America PAC, për organizimin e një “skemë lotarie të paligjshme për të ndikuar tek votuesit”.
Musk tashmë ka dhuruar çeqe prej 1 milion dollarësh për persona të përzgjedhur rastësisht që nënshkruajnë një peticion për mbështetje të lirisë së fjalës dhe të drejtave për armë.
Oferta është e kufizuar për votuesit e regjistruar në një nga shtatë shtetet që pritet të vendosin rezultatin e zgjedhjeve – Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin.
E-Diaspora
-
SHKA “Dardania”: Për tri dekada, ambasadore e kulturës sonë në mërgatë 30 vjet duke krijuar këngëtarë e valltarë profilesh të ndryshme. Ky është letërnjoftimi i SHKA “Dardania”...
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Lucernit e Cyrihut organizuan ngjarje për Ditën e Flamurit
-
Kurti: Vota e diasporës ka ndikim
-
Çfarë do të ndryshojë në votimin e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Kundër përjashtimit, pro rritjes së votës së diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ndër 10 më të mirat në studimin PISA për të rriturit Për herë të parë, Zvicra mori pjesë në studimin PIAAC të Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik...
-
Një në tre zviceranë ka vështirësi të mëdha me lexim
-
Çka kërkojnë më shumë njerëzit në Zvicër
-
Zvicër: Siguruesit shëndetësorë përdorin metoda të ndryshme për të gjetur klientë
-
Këshilli Kombëtar i ndihmon fabrikat e çelikut me subvencione