Lajme
EMA: Nevojiten dy doza të vaksinës për mbrojtje kundër variantit Delta të COVID-19
Agjencia evropiane për barna (EMA), ka njoftuar sot se dy doza të vaksinave anti-COVID nevojiten për mbrojtje nga varianti Delta, që është shumë ngjitës dhe për shkak të cilit në shumë vende ka filluar vala e re e coronavirusit.
“Rezultatet preliminare tregojnë se dy dozat e vaksinës anti-COVID, nevojiten që të ofrojnë mbrojtjen adekuate nga varianti Delta”, thuhet në kumtesën e EMA-së.
EMA ka theksuar se është shumë e rëndësishme që vendet e ndryshme, të përshpejtojnë fushatën e vaksinimit dhe të porosisin dozat e tjera, me qëllim që të pamundësohet shfaqja e variantit të ri kudo që është e mundur.
Agjencia evropiane beson se ekzistojnë dëshmi të mira shkencore, që kombinimi i dy dozave të vaksinave anti-COVID nga prodhues të ndryshëm, “janë të sigurta dhe efikase” në luftën kundër coronavirusit.
“Kjo strategji i mundëson banorëve të jenë më mirë dhe më shpejtë të mbrojtur”, thuhet ndër tjera në kumtesën e EMA-s, duke theksuar se është ende “herët” të thuhet nëse në të ardhmen do të ketë nevojë për doza shtesë.
“Akoma nuk ka të dhëna të mjaftueshme nga fushata e vaksinimit dhe studimi i asaj se sa duhet të zgjasë mbrojtja nga vaksina”, thuhet ndër tjera në agjenci.
EMA ka ripërsëritur që të gjitha vaksinat e autorizuara për përdorim në vendet e BE-së, Pfizer, Moderna, AstraZeneca ofrojnë “mbrojtje të lartë” nga të gjitha variantet që aktualisht po qarkullojnë nëpër Evropë, e në veçanti kur bëhet fjalë për simptoma të theksuara dhe hospitalizomë.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C










