Lajme
Ëmbëlsirat e prishura serbe, së shpejti në tregjet zvicerane?
Sipas organizatës serbe për mbrojtjen e konsumatorit (NOPS) bëhet fjalë për ëmbëlsira me manaferra dhe në formë zemre, porosi e kompanisë gjermane Cristallo, e prodhuar në Serbi
Plot 18 mijë torta të paketuara, prodhime industriale nga Serbia pasi janë hedhur në një deponi bërlloku si të prishura, mund të përfundojnë në marketet dhe së fundi në tavolinat zvicerane. Ato janë destinuar për tregun gjermanofon (Gjermani, Zvicër dhe Austri) ku do të shiteshin Ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt.
Sipas organizatës serbe për mbrojtjen e konsumatorit (NOPS) bëhet fjalë për ëmbëlsira me manaferra dhe në formë zemre, porosi e kompanisë gjermane Cristallo, e prodhuar në Serbi.
Shefi i kësaj kompanie Claus Schwermann konfirmon faktin e vjedhjes së tortave në fjalë nga deponia e bërllokut. Por ai thotë se zviceranët nuk kanë arsye të frikësohen. “Në Zvicër aktualisht nuk eksportohen tortat “Cristallo-Himbeer-Herztorten”. Në depot e Cristallo-s ka aktualisht sasi të mjaftueshme të kësaj ëmbëlsire të destinuar për të plotësuar kërkesat e Gjermanisë dhe Austrisë. Ai ka shtuar se kualiteti i këtyre tortave është kontrolluar në mënyrën më të përpiktë. Ndërkaq, Schwermann ka thënë se tortat e vjedhura nga deponia (ku ishin hedhur si të prishura) mund të identifikohen në bazë të numrit të produktit që e kanë në paketimet e tyre.
Në përgjithësi, tregtarëve të mundshëm të këtij malli u është tërhequr vërejtja që të kenë kujdes nga ky mall i vjedhur që vjen nga Serbia. Por, siç shkruan 20miuten.ch, fabrika serbe e tortave nuk e ka njoftuar Cristallo-n lidhur me ngjarjen. Ky koncern gjerman është informuar vetëm pasi është kontaktuar nga gazeta. Sipas saj, rreziku i ardhjes së tortës në fjalë në tregun e Zvicrës megjithatë nuk und të përjashtohet plotësisht. Sipas një zëdhënësi të administratës doganore të Zvicrës, ky rrezik është tepër i vogël. “Mallrat që sillen në Zvicër kontrollohen me dyshimin për rrezikshmërinë e tyre.
Nëse këto torta megjithatë do ta gjejnë rrugën për në Zvicër, kjo do të mund të bëhet vetëm në bazë ilegale, gjë që nuk mund të parandalohet. “Kontrollimi sistematik i të gjitha mallrave që hyjnë në Zvicër, nuk është i mundshëm, nisur nga numri dhe sasia e tyre”, ka thënë zëdhënësi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













