Lajme
Emrat më të shpeshtë të shqiptarëve në Zvicër janë: Arben, Fatime dhe Bekim
Emrat e shtetasve të Kosovës dhe të Maqedonisë, janë të gjithë emra shqip. Shqipëria nuk figuron për shkak të numrit të vogël të shtetasve të saj në Zvicër
Zyra Federale për Statistikë (BFS), ka publikuar të martën statistikat e emrave më të shpeshtë personalë në Zvicër. Këtu përfshihen, ndaras, emrat e fëmijëve të lindur në vitin 2020 dhe emrat në përgjithësi, që mbizotërojnë në popullatë, shkruan albinfo.ch.
Një kategori më vete në këtë statistikë është ajo e emrave të të huajve. Këtu janë prezantuar emrat e nëntë komuniteteve më të mëdha të huaja në Zvicër.
Listat e emrave dominues të shtetasve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut përmbajnë, praktikisht, vetëm emra shqiptarësh. Ndërsa Shqipëria nuk figuron si vend prejardhjeje për shkak të numrit të vogël të shtetasve të Shqipërisë në Zvicër, shkruan albinfo.ch duke ju referuar statistikave më të reja nga BFS.
Megjithatë, fillimisht për emrat zviceranë të zgjedhur më shpesh nga prindërit për foshnjat e tyre të lindurra në vitin 2020.
Noah ishte emri më i popullarizuar në 2010, 2011 dhe 2013 deri në 2017. Ndërkaq, 507 djem kanë marrë këtë emër vitin 2020, duke dalë sërish i pari.
Emri i djalit Liam është dhënë 372 herë ndërsa Matteo 359 herë shkruan sda.ch.
Ashtu si Noah në mesin e djemve, emri Mia ka qenë për disa vite në krye të listës së emrave të vajzave, përkatësisht në 2013, 2015 dhe 2016.
Që nga viti i kaluar listës i janë shtuar edhe 461 vajza me këtë emër, pra, Mia zë sërish vendin e parë. Emrin e dytë më të popullarizuar, Emma, e kanë marrë 407 vajza ndërsa 350 foshnje janë pagëzuar me emrin Mila.
Ndërsa, sa u përket banorëve të Zvicrës me origjinë nga Evropa Lindore, shpërndarja është shumë më e barabartë se tek shtetasit zviceranë, vëren sda.ch.
Kështu, tek qytetarët kosovarë, për shembull, dhjetë emrat më të njohur janë vënë në masë pothuaj të barabartë: Emri Arben është pak përpara Valonit, i ndjekur nga emrat: Bekim, Blerim, Leon, Alban, Burim, Liridon, Jeton dhe Ilir që janë praktikisht në të njëjtin nivel.
Lista e emrave të vajzave me prejardhje nga Kosova duket kështu: Fatime, Shqipe, Merita, Vlora, Valemntina, Shprersa, Ganimete, Vjollca, Emine, Edona.
Me pak ndryshime paraqitet edhe lista e emrave të banorëve të Zvicrës me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, shkruan albinfo.ch. Në listën “mashkullore”, këtu prin emri Bekim, i ndjekur nga ai Muhamed, Fatmir, Arben, Amir, Ajan, Besnik, Amar, Enis dhe Adem.
Ndërsa lista e emrave të grave/vajzave me prejardhje nga Maqedonia e Veriut kryesohet nga emri Fatime, sikur në rastin e Kosovës. Pas saj vijnë emrat: Sara, Emine, Medina, Ajshe, Merita, Marija, Anisa, Suzana dhe Erina.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço” Filmi :”Tashko & Koço një love story shqiptar”...
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm piano nga Kosti Deti
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen