Emigrantët dërgojnë 325 miliardë dollarë në vit në të gjithë botën
Rreth një e treta e remitancave nga BE-ja shkojnë në vende të tjera të BE-së dhe dy të tretat në vendet jashtë BE-së
Banka Botërore e vlerëson shumën e transfertave të emigrantëve në të gjithë botën në 325 miliardë dollarë në vit. Kjo shumë është tri herë më e madhe se ndihma zyrtare për zhvillim, që japin vendet e pasura në gjithë botën.
Nëse përfshijmë edhe derdhjet e bëra për vendet e pasura, këto fonde shkojnë në më shumë se 406 miliardë dollarë, saktëson një raport i Bankës Botërore i publikuar në Gjenevë, me rastin e Forumit të pestë botëror mbi emigracionin..
“Me gjithë krizën ekonomike botërore, derdhjet për vendet në zhvillim janë rritur me rreth 8% në 2011″, deklaroi Hans Timmer, drejtor i Bankës Qendrore, i ngarkuar me projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin.
Rreth një e treta e remitancave nga BE-ja shkojnë në vende të tjera të BE-së dhe dy të tretat në vendet jashtë BE-së, kryesisht vende në zhvillim.
„Këto transferta kanë një karakteristikë, ato shkojnë direkt nga njerëzit tek njerëzit, asnjë shtet nuk përcakton se si duhen dhënë paratë“, tha për DW Thomas Liebig ekspert për migracionin në OECD.
“Remitancat kontribuojnë në zhvillimin e vendeve të origjinës së migrantëve, por paratë shpenzohen kryesisht për konsum dhe jo për investime produktive. Megjithatë konsumi është koncept relativ. Një frigorifer konsiderohet mall konsumi, por mund të kontribuojë në përmirësimin e situatës së shëndetit të një familje. Shumë investojnë në arsimin e fëmijëve. Paratë që jepen për shkollën konsiderohen vërtet si konsum, por mund të shihen edhe si një investim afagjatë në kapitalin njerëzor të vendit“, thekson eksperti për çështje të migracionit, Thomas Liebig nga OECD.Megjithatë është e vështirë të tregosh një lidhje direkte mes remitancave dhe zhvillimit ekonomik në vendet e origjinës, mendon eksperti.Gjithashtu nuk duhet harruar se migrantët ekonomik nuk vijnë nga familjet më të varfëra në vendet e tyre. Më të varfërit në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë në gjendje të paguajnë shpenzimet e udhëtimit për të shkuar jashtë vendit. Madje ata vuajnë nga disa pasoja të remitancave, pasi transfertat nga diaspora shkaktojnë rritjen e çmimeve, dhe si pasojë të inflacionit.Kështu për shembull shumë migrantë investojnë për blerjen e një shtëpie në atdhe. Në këtë mënyrë çmimet për truallin dhe për ndërtimin rriten dhe më pas blerjen e një banese mund t’ia lejojnë vetes vetëm ata që kanë të afërm jashtë dhe që marrin prej tyre rregullisht para.Në disa vende remitancat nga diaspora janë kthyer në një nga faktorët kryesorë të ekonomisë. “Por për ekonominë mund të jetë e rrezikshme nëse importohet gjithnjë më shumë nga sa mund të prodhojë vetë vendi”, paralajmëron Thomas Liebig nga OECD. Në rastin më të mirë, problemi zgjidhet me kohë, me rritjen e zhvillimin ekonomik në vendet e origjinës. Një shembull për këtë është rasti i Turqisë:„Shembulli Gjermani – Turqi e tregon këtë mjaft mirë. Para 50 vjetësh, kur filloi migracioni i punës, transfertat e parave nga Gjermania ishin një faktor i rëndësishëm ekonomik. Por pak nga pak ndikimi i tyre u bë gjithnjë e më i vogël, dhe sot ato nuk luajnë thuajse asnjë rol në ekonominë turke.“Në përgjithësi transfertat private të parave nga jashtë nuk kanë qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik të një vendi. Këtë funksion e kanë para së gjithash investimet direkte dhe ndihma për zhvillim. Sipas Bankës Botërore remitancat duhet të luajnë atë rol që kanë pasur gjithnjë: ndihmë direkte nga njerëzit për njerëzit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












