Zhvillim
Emigrantët i kthehen Beratit për të zhvilluar turizmin
Banorët e qytetit kanë filluar të kthehen, siç dëshmohet nga familja Leonidha. Ai u rikthye në qytet pas 20 vitesh punë në Greqi ku rinovoi një shtëpi të shkatërruar për ta shndërruar në një hotel të vogël, të cilit i ka vënë emrin e vajzës së tyre të vogël, Klea...

Turizmi në Shqipëri, përkatësisht potenciali që ka ky vend për zhvillimin e turizmit po bëhet gjithnjë më shpesh temë e mediave të huaja. Një artikull për turizmin në Berat, por nga një këndvështrim tjetër, e ka publikuar së fundi prestigjiozja “Herald Tribune”.
Pas një tranzicioni të gjatë dhe të vështirë ne më shumë se dy dekada që nga epoka komuniste, banorët e qytetit shqiptar të Beratit, pjesë e trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, kanë parë një rritje në turizëm, shkruan gazeta.
I vendosur rreth 120 kilometra në jug Kryeqytetit, Berati është i mbushur me bukuri natyrore dhe një trashëgimi kulturore që daton më shumë se 2.400 vjet.
Lagjet me kalldrëm Mangalemi, Kalaja dhe Gorica, të ndara nga lumi Osum, ngjiten të dyja anët e grykës, përballë njëri-tjetrit në qytetin e “njëmijë e një dritareve”.
Qendra historike zotërohet nga kalaja e cila është plot me shtëpi që janë të banueshme edhe sot, ka rrënoja të lashta, kisha bizantine të shekullit 16, xhami të epokës osmane dhe shtëpi të njohura për fasadat e tyre prej druri.
Mjedisi natyror përreth Beratit ofron mundësi turistike më dalëse për rafting në lumin Osum dhe Gjanicë.
Me rritjen e turizmit, Berati ka parë një kthesë ekonomike. Qyteti që ka qenë në mes të një konflikti të armatosur në ngjarjet e vitit 1997 ka bërë që shumë njerëz ta lënë Beratin në kërkim të një jete më të mirë.
Megjithatë, banorët e qytetit kanë filluar të kthehen, siç dëshmohet nga familja Leonidha. Ai u rikthye në qytet pas 20 vitesh punë në Greqi ku rinovoi një shtëpi të shkatërruar për ta shndërruar në një hotel të vogël, të cilit i ka vënë emrin e vajzës së tyre të vogël, Klea.
Hoteli, ka vetëm 5 dhoma, por nga kërkesa në rritje e turistëve familja Leonidha ka në plan të blejë ëdhë shtëpinë e fiqnjit, me qëllim zgjerimin e aktivitetit.
Numri vjetor i turistëve është dyfishuar pothuajse që nga viti 2007, nga 28,600 në 45,700 në vitin 2015, gjysma e të cilave ishin të huaj.
Fqinji me hotelin “Klea”, familja Boce, gjithashtu mori inisiativën, duke e kthyer katin e sipër të shtëpisë në hotel me 14.5 dollarë nata.
Qyteti u emërua si një nga 16 destinacionet kryesore turistike në botë nga publikimi ekonomik i “Business Insider” në vitin 2015.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Në Zvicër do të ketë vetëm një Rrjet dhe të bashkuar të bizneseve shqiptare Më 29 maj, është arritur marrëveshja që në Zvicër te ketë vetëm një Rrjet dhe të...
-
Autorja shqiptare Jetlira Avdiaj pas promovimit të librit të saj i dhuron ato për bibliotekën në Cyrih
-
Donis Avdijaj po shkëlqen në Bundesligën austriake
-
Pse qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk lejohen të blejnë armë në Zvicër?
-
Studentët shqiptarë, “diplomacia qytetare” e Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër do të ketë vetëm një Rrjet dhe të bashkuar të bizneseve shqiptare Më 29 maj, është arritur marrëveshja që në Zvicër te ketë vetëm një Rrjet dhe të...
-
Vazhdon rritja e vendeve të punës në Zvicër
-
Gjysma e popullsisë zvicerane nuk ka gjasa të udhëtojë jashtë vendit këtë verë
-
Burrat dhe gratë zvicerane lëvizin në polet e kundërta politike
-
Mushkonja tigër përhapet në kantonin Vaud