Kosova
Ende nuk dihet nëse katër komunat veriore shkojnë në zgjedhje
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht departamenti për çështje ligjore edhe më tej është duke e shqyrtuar kërkesat për dorëheqje të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe, në veri të Kosovës.
Zyrtarët në këtë ministri i thanë Radios Evropa e Lirë, se zyra ligjore në ministri është duke e trajtuar çështjen e këtyre dorëheqjeve, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Beqir Fejzullahu, tha se nëse zyra ligjore konstaton se dorëheqjet janë në përputhje me ligjet për vetëqeverisje lokale, vazhdohet me proceduat e tjera.
“Dorëheqjet kanë ardhur në formë elektronike dhe nuk kanë ardhur në formë fizike. Për këtë arsye do t’i trajtojmë si dorëheqje dhe do të dalim me një qëndrim konkret çka, a pranohen ato dorëheqje apo jo. Nëse janë të ligjshme do të vazhdojmë me procedurat e mëtejme “, tha Fejzullahu.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














