Fun
Ëndërron pasarelat por nuk e lë mbrapa shkollën
Argjenti kishte refuzuar një ofertë nga një agjenci e modës që ta prezantojë në Filipine Kosovën apo Shqipërinë. Arsyeja: angazhimet në shkollë!
Shumë të rinj dhe të reja aspirojnë botën e modës dhe televizionit, për të realizuar ëndrrat dhe synimet e tyre. Mirëpo të jesh model në Zvicër nuk është edhe aq e lehtë.
Argjent Amiti është vetëm 19 vjeç dhe e konsideron modelimin si pasion, pa iu shmangur përgjegjësive që ka profesionin e tij të ekspertit të shitjes me pakicë .
Argjend ka lindur në Tetovë ndërsa ka migruar në Zvicër ne vitin 1998.
“Qysh si i vogël kam pasur modelizmin si pasion dhe gjithmonë kam dashur të dukem sa më bukur sa i përket veshjes”, thotë 19 vjeçari për albinfo.ch.
Në të gjitha organizimet për mis dhe mister që janë bërë sa ishte në shkollë Argjenti ai dilte i pari, si mister i shkollës..
Ai punon në një market të Coop-it në Dietlikon të Cyrihut. Më herët kishte disa oferta nga agjenci të ndryshme të modës por familja e tij kishte insistuar që ai të vazhdojë shkollimin.
Djaloshi me origjinë nga Tetova tashmë ka diplomuar si ekspert i shitjes me pakicë.
“Kemi pasur edhe oferta nga agjenci të ndryshme të modës qysh kur ishte Argjendi më i ri por ne si prindër kemi dëshiruar që fillimisht të mbarojë shkollimin dhe pastaj të sfidojë veten si model”, thotë Sahim Amiti, babai i Argjendit, i cili punon si shef i gastronomisë në aeroportin e Cyrihut.
Argjenti së fundi ka realizuar një set fotografish me fotografin Ardian Gjokaj dhe ëndërron që një ditë të ngjitet në pasarela të konkurseve të bukurisë dhe të bëjë sfilata mode.
“Do të dëshiroja që një ditë të jem pjesë e markave prestigjioze botërore si Armani, Versace, Phillip Plein dhe pse jo njëherë të konkurroj edhe për “Mister Schweiz”, tregon për ëndrrat që ka i riu me origjinë nga Tetova duke dëshiruar që një ditë t`i bëhet modelimi profesion.
Argjenti kishte refuzuar një ofertë nga një agjenci të modës që ta prezantojë në Filipine Kosovën apo Shqipërine. Arsyeja e vetme ishte angazhimi i tij në shkollë
Synon për “Mister Schweiz”
“Do të dëshiroja që një ditë të jem pjesë e markave prestigjioze botërore si Armani, Versace, Phillip Plein dhe pse jo njëherë të konkurroj edhe për “Mister Schweiz”, tregon për ëndrrat që ka i riu me origjinë nga Tetova duke dëshiruar që një ditë t`i bëhet modelimi profesion.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern


















