Lajme
Energjia më e lirë ul çmimet e prodhimit në Gjermani
Kostot më të ulëta të energjisë kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e çmimeve të prodhimit në Gjermani gjatë muajit maj, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis). Sipas raportit, çmimet e produkteve industriale ishin 1.2% më të ulëta krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më pare, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Ky është muaji i tretë radhazi me ulje të çmimeve të prodhimit në Gjermani, me një trend që po bëhet gjithnjë e më i theksuar. Rënia u nxit kryesisht nga çmimet më të ulëta të energjisë, por gjithashtu edhe nga zbritjet në mallrat e ndërmjetme.
“Në maj 2025, çmimet më të ulëta të energjisë ishin arsyeja kryesore për rënien vjetore të çmimeve të prodhimit,” thuhet në deklaratën e Destatis.
Konkretisht, kostot e energjisë ranë me 6.7% krahasuar me majin e vitit të kaluar, një përmirësim prej 0.9% krahasuar me prillin. Çmimi i gazit natyror shënoi një rënie prej 7.1%, ndërsa energji elektrike pati një ulje edhe më të theksuar 8.1% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, transmeton albinfo.ch.
Zhvillimet pozitive në këtë drejtim pritet të ndikojnë edhe në stabilitetin e inflacionit industrial dhe mund të kenë një efekt zinxhir edhe në çmimet me pakicë në muajt e ardhshëm.
Ekspertët e ekonomisë theksojnë se kjo tendencë, nëse vazhdon, mund të ndihmojë në zbutjen e presioneve ekonomike ndaj bizneseve dhe konsumatorëve, veçanërisht në një klimë ende të pasigurt për energjinë dhe çmimet globale, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











