Sport
Enis Bardhi vazhdon me Levanten edhe për disa vite të tjera
Mesfushori shqiptar i Levantes, Enis Bardhi, ka rinovuar kontratën me këtë skuadër deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera. Veç vazhdimit të kontratës, Bardhi do ta ketë klauzolën e lirimit prej 50 milion eurove dhe rritjen e pagës dyfish më shumë, raportojnë mediat spanjolle.
Bardhi shihet si njëri ndër futbollistët kryesorë tek ekipi i Levantes, skuadër te e cila u transferua vitin e kaluar, nga Ujpesti i Hungarisë për 1.5 milion euro. Vitin e kaluar realizoi nëntë gola në 26 paraqitje, kurse sivjet ka një gol e një asistim në tetë ndeshje në ligë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












