Kosova
Enver Sekiraqa mbetet në paraburgim
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka lënë në paraburgim Enver Sekiraçën, duke e refuzuar kërkesën e avokates së tij për ndryshimin e masës së paraburgimit.
Ky ka qenë vendimi i fundit i trupit gjykues në procesin e rigjykimit, ku ka filluar dëgjimi i dëshmitarëve.
Në këtë seancë, dëshminë e ka dhënë Gazmend Hoti, shok i të ndjerit Triumf Riza, i cili ka folur për veprimtarinë e Rizës dhe problemet që ai ka pasur me të akuzuarin Sekiraça.
Në plan gjykata ka pasur dëgjimin në cilësi të dëshmitarëve edhe të babait dhe vëllait të Rizës, por që me të njëjtit nuk është arritur të vihet kontakt. Megjithatë, Gjykata do të provojë sërish t’i sjellë si dëshmitarë në seancën e ardhshme, të caktuar për 26 nëntor.
Sekiraça, për veprën penale nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, ishte dënuar me 37 vjet burgim, por Shkalla e Dytë e ka kthyer rastin në rigjykim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













