Lajme
Epidemiologët zviceranë: A duhet vaksinë e re për mutacionin Omikron
A mund të nevojitet doza e katërt e vaksinës Covid kundër Omikron?
Epidemiologët zviceranë, në pyetjen se a duhet një vaksinë e re për mutacionin Omikron, thonë se vaksina e katërt “përforcuese” nuk është jashtë pyetjes për të menaxhuar mutacionin Omikron, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa nuk dihet shumë për llojin në këtë kohë – për shembull, sa infektiv ose i rrezikshëm është – disa ekspertë besojnë se doza e katërt mund të bëhet e nevojshme.
Lajmi i mirë është se vaksinat aktuale të tipit mRNA, si Pfizer dhe Moderna, “mund të përshtaten shpejt për të mbrojtur kundër varianteve të reja”, tha specialisti i sëmundjeve infektive, Christian Garzoni.
Sidoqoftë, sipas Emma Hodcroft, eksperte e epidemiologjisë në Universitetin e Bernës, “do të jetë e nevojshme të sigurohet që vaksinat aktuale të mbrojnë kundër variantit të ri përpara se të merret në konsideratë një dozë e katërt”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet













