Lajme
Eskalon protesta para Qeverisë në Shkup
Gjatë orëve të paasditës kanë ndërhyrë forcat speciale të policisë për t’i shpërndarë demonstruesit e dhunshëm
Qindra maqedonas kanë mbajtur protestë të dhunshme para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë, në shenjë revolte ndaj vrasjes së pesë maqedonasve të enjten në mbrëmje, në fshatin Smillkovë të Shkupit.
Protestuesit për këtë vrasje kanë fajësuar shqiptarët dhe gjatë brohoritjeve janë dëgjuar parulla të shumta antishqiptare si: “Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur”, “Policia e shqiptarëve”, “Vdekje për shqiptarët”, “Dhoma gazi për shqiptarët” e të tjera, raporton Radio Evropa e Lirë.
Gjatë tentimit për të kaluar në Çarshinë e vjetër të Shkupit, ku edhe fillon lagjja e banuar me shqiptarë, kanë ndërhyrë forcat speciale të policisë për t’i shpërndarë demonstruesit.
Sipas të dhënave të para njoftohet për të paktën dhjetë të arrestuar dhe disa qytetarë shqiptarë të sulmuar.
Nëpër të gjitha udhëkryqet e Shkupit janë përqendruar forca të shumta policore për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Gjatë ditës, ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka bërë të ditur se policia ka gjetur një veturë në dalje të Shkupit, e cila besohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së pesë maqedonasve.
Por, Jankullovska sërish kë bërë thirrje që të mos spekulohet me motivet dhe përkatësinë etnike të autorëve të vrasjes.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












