Futboll
Europa League rikthen duelin mes shqiptarëve
Sfida interesante do të zhvillohen të enjten, në kuadër të Europa Leagues, faza e nokautit me 32 skuadra. Përballja më interesante do të jetë në Romë, ndërmjet Lazios dhe Sevillës, një duel i nxehtë, për shkak të përleshjeve të mëdha të tifozerive në rrugët e Romës, që për pasojë ka tifozë të plagosur e të lënduar rëndë.
Për Lazion pritet të luajë portieri Strakosha nga fillimi, por jo edhe Valon Berisha, që ka pësuar një dëmtim në stërvitje, përcjell albinfo.ch.
Në terminin nga ora 18:55 do të luhen ndeshje interesante: Rapid – Inter, Bate – Arsenal, Galatasaray – Benfica. Nga ora 21:00 mund të kemi duelin e shqiptarëve në ndeshjen Zurich – Napoli, derisa ndeshjet e tjera interesante janë Malmo – Chelsea, Celtic – Valencia, Viktoria – Dinamo e Zagrebit, Shakhtar – Frankfurt dhe Sporting – Villarreal.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026















